Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Fluturim mbi bazën e Kuçovës, Ambasadori i SHBA në NATO në Shqipëri, ambasada amerikane publikon pamjet

    “Mami, të duam çmendurisht”/ Mimoza Ahmeti shpërthen në lot pas surprizës nga vajzat në ‘Ferma VIP’

    E-mail-i i Pentagoni për përjashtimin e Spanjës, NATO shuan spekulimet: Nuk ka asnjë mekanizëm për përjashtimin e anëtarëve nga Aleanca

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    “I thanë që unë kisha të dashur”/ Monika flet për raportin me Metën: Jam penduar që…

    April 24, 2026

    TIRANË– Monika Kryemadhi ka folur këtë të premte të 24 Prillit për marrëdhënien e saj me Ilir Metën, për të cilin u shpreh se sot gëzon ende respekt për 33 vitet e kaluara bashkë si partnerë.

    Teksa ka qenë e ftuar në ‘Breaking’ në Top News, Monika u shpreh se vitet e bashkëjetesës me Metën kanë qenë periudha më e bukur e jetës së saj, edhe pse me të ka kaluar shumë sfida dhe beteja me të.

    “Më thuaj ti një femër që nuk mban mend puthjen e parë. Unë nuk mund të mohoj 33 vite jetë me Metën, nuk kanë qenë të tmerrshme, por shumë të bukura. Ka qenë periudha më e bukur e jetës sime. Me Metën kam kaluar shumë sfida, shumë beteja, disa i fituam, disa u humbën. Unë nuk mund të mohoj çdo gjë. Kjo që jam, jam për shkak të bashkëjetesës sime me të. Ai ishte shumë tolerant, më linte të bëja çfarë të doja, nuk kam pasur kurrë kontroll. Ne në jetën tonë kemi bërë a s’kemi bërë 5 herë pushime familjare. Jam penduar që kam harxhuar kohën për të tjerët dhe jo për familjen time. Kam peng në marrëdhënien me fëmijët, sepse i jam përkushtuar njerëzve të tjerë dhe në fund të ditës, kur kthen kohën, thua çfarë kam bërë për fëmijën tim. Ndjej respekt për të. Meta kurrë nuk ka qenë i vëmendshëm për veshjen time. Vetëm një herë, kur i kam lyer flokët e kuqe, i bëri përshtypje. Sot ndjej respekt dhe inat me veten që SPAK dhe Dumani përdorën metodologjinë e sigurimit të shtetit për të na futur në konflikt, duke i quajtur si bashkëpunëtor të SPAK, pra që kam tradhtuar Metën dhe doli që nuk ishte e vërtetë. Meta gjithmonë i ka besuar njerëzit dhe ky ka qenë problemi më i madh i tij. Ai ka një miqësi të tepruar brenda vetes së tij. Zhgënjimin e ka shumë më të madh. Manipulimi që është bërë ka qenë shumë i shëmtuar dhe jo njerëzor”.

    Monika riktheu në vëmendjet edhe akuzat që i janë bërë.

    “Të gjithë ata që kanë ndërtuar këtë lloj skeme… ata i than në fillim Metës, që në telefonin e Monikës kemi gjetur një të dashur, pra “Monika ka të dashur”. Unë thoja që të kesh të dashur duhet të kesh kohë njëherë. Meta kishte ikur nga shtëpia atëherë. Thonin që unë kam të dashur. I kishin çuar Metës mesazhet e mia me “Zemra ime”. Unë Metën e kisha të regjistruar në telefon me “Zemra ime”, u shpreh Monika Kryemadhi./Radar.al

    ilir meta Monika Kryemadhi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Fluturim mbi bazën e Kuçovës, Ambasadori i SHBA në NATO në Shqipëri, ambasada amerikane publikon pamjet

    April 24, 2026

    “Mami, të duam çmendurisht”/ Mimoza Ahmeti shpërthen në lot pas surprizës nga vajzat në ‘Ferma VIP’

    April 24, 2026

    E-mail-i i Pentagoni për përjashtimin e Spanjës, NATO shuan spekulimet: Nuk ka asnjë mekanizëm për përjashtimin e anëtarëve nga Aleanca

    April 24, 2026

    Netanyahu zbulon se u trajtua fshehtas për kancer

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.