Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Fundoset anija në lumin Drina/ Gjenden tetë trupat e mbytur

    August 22, 2024
    Fundoset anija në lumin Drina/ Gjenden tetë trupat e mbytur

    Tetë trupa të mbytur u nxorën nga lumi Drina, pasi anija me të cilën lundronin disa migrantë, u fundos natën e shkuar gjatë përpjekjeve për të kaluar nga Serbia në Bosnje e Hercegovinë.

    Drejtori i Administratës Republikane për Mbrojtjen Civile në Republikën Sërpska, Boris Tërniniq, konfirmoi për REL se anija u përmbyt pranë qytetit Tegara në komunën e Bratunacit në Bosnje e Hercegovinë.

    “Një pjesë e migrantëve shpëtuan, dolën në breg, ndërsa pjesa tjetër jo”, tha ai, duke shtuar se kërkimet janë në vazhdim e sipër.

    Lajmi për përmbytjen e anijes u dha fillimisht nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë. Menjëherë pas raportimit, në vendngjarje u dërguan pjesëtarë të Policisë dhe të Departamentit për Situata Emergjente të Serbisë.

    Në kërkimet në lum dhe në brigje, aktualisht, janë duke marrë pjesë shërbimet e të dyja shteteve.

    “Sipas migrantëve që kanë arritur në breg, në anije kanë qenë rreth 25 persona, ndërsa policia dhe shpëtimtarët kanë gjetur 18 persona në breg – tre prej të cilëve fëmijë”, tha Ministria e Brendshme e Serbisë.

    Sipas të dhënave që Radio Evropa e Lirë mori nga Departamenti i Policisë së Zvornikut në Bosnje e Hercegovinë, bëhet fjalë për migrantë nga Maroku.

    Migrantët u ndaluan në Departamentin e Policisë së Zvornikut, ku edhe u intervistuan.

    Policia kufitare e Bosnje e Hercegovinës tha po ashtu për REL-in se personat që tentuan t’i kontrabandonin migrantët, aktualisht, nuk dihet se kush janë.

    “Për të gjitha është njoftuar prokurori i Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës dhe, aktualisht, po bëhet gjithçka, për t’i vërtetuar faktet dhe për t’i marrë të gjitha masat dhe veprimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje”, thuhet në deklaratën e policisë kufitare të Bosnjës.

    Serbia është pjesë e “rrugës ballkanike” përmes së cilës kalojnë migrantët, gjatë rrugëtimit të tyre drejt Evropës Perëndimore.

    Në dhjetë vjetët e fundit, në lumin Drina kanë humbur jetën së paku 40 migrantë që kanë bërë përpjekje ta kalojnë atë.

    Sipas të dhënave nga Komisariati Serb për Refugjatë dhe Migrim (KIRS), vitin e kaluar, nëpër Serbi kanë kaluar më shumë se 100.000 migrantë, që është mbi 12 për qind më pak se në vitin 2022.

    Numri në rënie i kalimeve të migrantëve ka vazhduar edhe në vitin 2024.

    Komisionarja serbe për Refugjatët dhe Migracionin, Natasha Stanisavleviq, ka deklaruar më 2 gusht se numri i migrantëve ka qenë 80 për qind më i ulët se në vitin 2023 dhe se, për rrjedhojë, disa qendra pritëse janë duke u mbyllur përgjithmonë./ REL

     

    fundoset anija lumi Drina tetë trupat e mbytur
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    June 5, 2026

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    June 5, 2026

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    June 5, 2026

    BE vlerëson progresin e Shqipërisë: Pas Malit të Zi, vendi i radhës drejt anëtarësimit

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.