Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Dua varrim të thjeshtë, pa ceremoni dhe pranë bashkëshortes”, nipi publikon amanetin e Rexhep Qosjes

    SHBA riklasifikon ka*abisin, nga drogë e rrezikshme në substancë me përdorim mjekësor

    Aksident në tunelin e Llogorasë, përplasen dy automjete, një shofer i plagosur lehtë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Balluku vs Spiropali, lufta e ftohtë ku matematika e votave mposht lirikën e Skënderbeut

    April 23, 2026

    Në tregun e egër të politikës, ekziston vetëm një monedhë që përcakton vlerën reale të çdo aktori. Ajo është vota. Çdo gjë tjetër është thjesht zhurmë e pamatshme dhe e papërfillshme që zhduket pa lënë gjurmë.

    Edhe lufta ftohtë që ka shpërthyer në Partinë Socialiste mes dy figurave të kësaj force politike, Balluku e Spiropali, po tregon se rëndësia e pushtetit, më shumë se tek besnikëria, qëndron tek numrat.

    Është krejt e kuptueshme që postimet e fundit plot kritika të Elisa Spiropalit ndaj qeverisjes socialiste kanë në shënjestër Belinda Ballukun, ndonëse ajo nuk guxon ende t’ia përmendë emrin. Dy gratë, me dy profile krejtësisht të ndryshme, që panë t’u lulëzëojë karriera nga afrimiteti me Edi Ramën, kanë prej kohësh një rivalitet të heshtur, që vazhdon edhe tani kur të dyja kanë zbritur nga froni.

    Por ndërsa Spiropali po rikërkon vendin që humbi pranë Ramës duke i përçuar atij mesazhe parimore e besnikërie, Balluku vazhdon t’i tregojë shefit të socialistëve se ajo mbetet makineria më e madhe e votave në PS.

    Pushteti, siç e thamë më sipër, ka nevojë për numra dhe këtu Belinda Balluku gjendet në një terren të pathyeshëm.

    Me Spiropalin e përjashtuar nga qeveria dhe me Ballukun që, ndonëse nën rrebeshin e hetimeve të SPAK për dosje miliona euroshe, diferenca mes tyre nuk është më çështje preference e Edi Ramës, por çështje bilanci që flet me gjuhën e ftohtë të votave.

    Belinda Balluku e ka kuptuar herët rregullin bazë të politikës shqiptare, sipas të cilit, nëse i sjell vota kryetarit, je i paprekshëm. Rezultatet e saj në terren janë thyerje rekordesh. Është akuzuar nga opozita për tjetërsim të vullnetit të qytetarëve përmes mekanizmave të pushtetit që i kishte dhënë Edi Rama, por Rama ka treguar se aq i bën nëse në kutitë e votimit i kristalizohet pushteti.

    Kur u dërgua në Dibër për zgjedhjet e vitit vitin 2023, një qark historikisht i mallkuar për socialistët, Balluku i fitoi të gjitha bashkitë.

    Në Fier, në bastionin e Gramoz Ruçit, ajo arriti të prodhonte 12 mandate, duke kaluar rekordin prej 9 deputetësh të ish-numrit dy të PS-së.

    Në vitin 2021, doli gruaja më e votuar në rang vendi. Ky lloj rezultati sigurisht që nuk ishte dhuratë nga zyra e kryeministrit, por një kapital që e bën atë de facto numrin dy të pushtetit.

    Ndryshe nga Balluku, profili i Spiropalit ka qenë deri tani ai i një lajkatarje të shfrenuar të shefit. Si mund të përkthehet ndryshe krahasimi që ajo i bënte Edi Ramës me Skënderbeun?

    Por fjalët e bukura nuk i mbushin kutitë e votimit valuta e adhurimit ka rënë ndjeshëm në tregun politik. Historia e Spiropalit me votën është një varg zhgënjimesh që sot, në momentin e saj më të vështirë, po i kthehen në bumerangdhe në një boshllëk që ajo as di si ta mbushë e as ka më kohën ta bëjë.

    Shkodra, ku ajo u delegua, qe një humbje historike. Nën drejtimin e saj në 2023, PS humbi për herë të parë që nga viti 1992 dy bashki që i konsideronte të sigurta, Pukën dhe Fushë Arrëzin. Edhe fitorja e Shkodrës nuk mban vulën e saj, por atë të Benet Becit, i cili zgjodhi të bënte fushatë larg figurës së Spiropalit.

    Në Kavajë, në një terren ku duhej fituar me çdo kusht, ajo doli me një minus prej 3 mijë votash, një rezultat që i ngjan kohëve më të errëta të PS-së kur në atë zonë kandidonte Sali Berisha.

    Në Ersekë, një katastrofë. Dhe Nga Erseka në Shkodër, Spiropali ka treguar se nuk është ajo makineria e votave për të cilën ka nevojë një parti politike, por një produkt emërimesh e promovimesh nga Rama.

    Spiropali po përpiqet të tregojë fuqinë politike që i mungon përmes rebelimit ndaj partisë që e zhveshi nga pushteti, sepse nuk e ka atë përmes votës.

    Ndërsa Belinda Balluku, edhe pse e goditur nga hetimi i SPAK për tenderat miliona eurosh në infrastrukturë, po tregon se nuk ka nevojë të rebelohet ndaj asgjëje, sepse kupton që pushtetin e saj në PS e ka të blinduar për shkak të mbështetjes elektorale që gëzon në Fier, Vorë, Dibër e Kombinat etj.

    Në sytë e Edi Ramës dhe të çdo politikani pragmatist si ai, një deputet që sjell 12 mandate në një qark vlen më shumë se një që reciton bukur, por humbet bastionet e partisë.

    Prandaj, ndërsa Balluku e sheh sot veten më të fuqishme në bazën e PS, Spiropali po zbulon se vargjet poetike dhe rrëfenjat me Skënderbeun modern nuk vlejnë më. Ato as nuk e bëjnë dot më deputete dhe as ministre, sepse në fund të ditës, në PS-në e Ramës, nuk të mbron poezia, por kutia.

    Zoom.al

    Elisa Spiropali PS
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Dua varrim të thjeshtë, pa ceremoni dhe pranë bashkëshortes”, nipi publikon amanetin e Rexhep Qosjes

    April 23, 2026

    SHBA riklasifikon ka*abisin, nga drogë e rrezikshme në substancë me përdorim mjekësor

    April 23, 2026

    Aksident në tunelin e Llogorasë, përplasen dy automjete, një shofer i plagosur lehtë

    April 23, 2026

    Plagosi pronarin dhe hapi zjarr në lagje, arrestohet muratori shqiptar në Itali

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.