Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që tronditi mbrëmjen e sotme Memaliaj, ku disa persona janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka ndodhur mes dy grupeve në mes të qytetit dhe ka degraduar në përdorim të armëve të zjarrit.
Si pasojë e ngjarjes, një person ka humbur jetën. Viktima është identifikuar si Endri Goxhaj, ndërsa autori i dyshuar si Donald Nela. Ndërkohë, vëllai i autorit, Dario Nela, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar për ndihmë mjekësore.
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e konfliktit dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë.


