Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mbi 1,100 artistë kërkojnë bojkot të Eurovision Song Contest për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

    Aksident fatal në Meksikë, humbin jetën katër zyrtarë, dy prej tyre të lidhur me CIA

    Tensionet SHBA-Iran tronditin tregjet, rriten çmimet e naftës dhe shtohet frika për krizë energjetike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Jeta ikën shpejt”, Rama sjell mesazhin e Aleksandrit të Madh për jetën dhe vdekjen

    April 21, 2026

    Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me operatorë të biznesit ushqimor, theksoi rëndësinë e garantimit të produkteve të sigurta për konsumatorët, duke e cilësuar sigurinë ushqimore si një prioritet absolut.

    Ai u shpreh se standardet që do të zbatohen në vend do të jenë në përputhje me ato të Bashkimit Europian dhe se institucionet do të jenë në krah të sipërmarrësve për të arritur këtë objektiv, e jo përballë tyre. Sipas tij, kjo qasje synon të rrisë cilësinë e produkteve dhe besimin e qytetarëve.

    Në fund të fjalës, Rama përcolli një mesazh reflektues duke sjellë në vëmendje një tregim nga Aleksandri i Madh. Ai rikujtoi porositë simbolike të tij para vdekjes, për të treguar se as pushteti, as pasuria dhe as aftësitë njerëzore nuk mund ta shmangin fundin e jetës.

    “Po e mbyll duke treguar se çfarë u kërkoi Aleksandri i Madh atyre që kishte rrotull kur ishte në shtratin e vdekjes.

    ‘Do mblidhni mjekët më të mirë dhe do t’i vini të ecin pas arkivolit tim, mua do m’i lini duart hapur dhe rrugën deri te varri do ta shtroni me para. Njëri nga ata i thotë po për çfarë duhet t’i bëjmë këto? Sepse njerëzit i tha, duhet ta shohin që as njeriu më i fuqishëm mbi këtë tokë nuk i ikën dot vdekjes dhe doktorët më të mirë të kësaj tokë nuk kanë çfarë i bëjnë vdekjes. Dhe njeriu më i fuqishëm nga kjo tokë dhe kur ikën nuk ka asgjë në dorë, kthehet siç erdhi. Dhe njerëzit duhet të shohin që gjithë pasuria që mblidhet në këtë tokë, mbetet në këtë tokë’. Ndaj mendoni edhe për këtë, sepse jeta ikën shumë shpejt miqtë e mi”, tha Rama.

    Aleksandri i Madh Edi rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mbi 1,100 artistë kërkojnë bojkot të Eurovision Song Contest për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

    April 21, 2026

    Aksident fatal në Meksikë, humbin jetën katër zyrtarë, dy prej tyre të lidhur me CIA

    April 21, 2026

    Tensionet SHBA-Iran tronditin tregjet, rriten çmimet e naftës dhe shtohet frika për krizë energjetike

    April 21, 2026

    Sherr masiv në Vlorë, përplasen rreth 10 të rinj, 2 të plagosur rëndë në kokë

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.