Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, një i vd*kur

    Zjarri te “Farmacia 10″/ Propozohen rritje deri në 50% e pagesës për orët shtesë të zjarrfikësve

    I dënuar në Itali, Prokuroria e Fierit kërkon sekuestrimin e pasurive të Arjan Hykës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Hapen thirrjet për kreditë e buta në Bashkinë Tiranë, aplikimi përmes e-Albania

    April 21, 2026

    Bashkia Tiranë hap thirrjen për kreditë e buta për vitin 2026, duke përcaktuar kriteret, afatet dhe nivelet e të ardhurave për qytetarët që synojnë të përfitojnë nga skemat e strehimit social.Sipas njoftimit që disponon ekofin.al, bazuar në vendimin nr. 18, datë 26.02.2026 të Këshillit Bashkiak dhe shkresës së Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit nr. 3060/1 prot., datë 16.04.2026, është bërë përditësimi i niveleve të kreditimit për çdo strukturë familjare dhe është hapur thirrja për aplikim për fazën e parë.

    Afati për dorëzimin e aplikimeve është nga 20 prill 2026 deri në 19 maj 2026. Autoritetet sqarojnë se të gjithë qytetarët që kanë aplikuar para publikimit të këtij njoftimi duhet të riaplikojnë në portalin qeveritar “e-Albania”, ndërsa individët apo familjet që kanë rezultuar përfitues në thirrjen e vitit 2025 dhe kanë përfituar shtyrje afati nga Enti Kombëtar i Banesave nuk mund të aplikojnë në këtë fazë.

    Aplikimi kryhet përmes shërbimit “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social” në e-Albania, ku aplikanti duhet të përzgjedhë formën e trajtimit sipas preferencës, përfshirë edhe programin e banesave me kosto të ulët. Në rast se nuk ka disponueshmëri për këtë kategori banesash, aplikanti duhet të zgjedhë alternativën e subvencionimit të interesave të kredisë.

    Kriteret bazë për përfitim parashikojnë që aplikanti të jetë mbi 18 vjeç në momentin e aplikimit, familja të mos ketë në pronësi një banesë, të jetojë në kushte nën normat e strehimit dhe të ketë të ardhura brenda kufijve të përcaktuar.

    Në këtë kuadër, janë përcaktuar edhe kufijtë maksimalë dhe minimalë të të ardhurave, si dhe vlera maksimale e kredisë për çdo strukturë familjare. Për një individ të vetëm që aplikon për garsoniere, niveli maksimal i të ardhurave është 83,192 lekë, ndërsa vlera maksimale e kredisë arrin në 5,864,040 lekë. Për familjet me dy persona që aplikojnë për apartamente 1+1, të ardhurat maksimale janë 111,157 lekë dhe kredia deri në 7,167,160 lekë. Për familjet me 3-4 persona që synojnë një apartament 2+1, kufiri maksimal i të ardhurave shkon në 147,738 lekë dhe kredia deri në 10,555,272 lekë. Ndërsa për familjet me mbi 5 persona, që aplikojnë për apartamente 3+1, të ardhurat maksimale janë 165,932 lekë dhe kredia mund të arrijë deri në 13,031,200 lekë.

    Ndërkohë, niveli minimal i të ardhurave për të gjitha kategoritë është përcaktuar në 44,400 lekë, bazuar në referencën e pagës minimale sipas VKM-së nr. 776, datë 19.12.2025.

    Faza e dytë, që lidhet me dorëzimin e dokumentacionit, do të shpallet përmes një njoftimi të dytë publik. Gjithashtu, qytetarët që kanë vështirësi në aksesin në shërbimet elektronike mund të drejtohen pranë njësive administrative për asistencë në aplikim.

    Kjo skemë synon të lehtësojë aksesin në strehim për familjet në nevojë, duke mbështetur financiarisht pagesat e interesave të kredive dhe duke krijuar mundësi reale për sigurimin e një banese në kushte më të përballueshme./ekofin.al

    bashkia tiranë e-albania kreditë e buta
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, një i vd*kur

    April 21, 2026

    Zjarri te “Farmacia 10″/ Propozohen rritje deri në 50% e pagesës për orët shtesë të zjarrfikësve

    April 21, 2026

    I dënuar në Itali, Prokuroria e Fierit kërkon sekuestrimin e pasurive të Arjan Hykës

    April 21, 2026

    Reperi abuzoi me 14-vjeçaren dhe e vr*u për të mos i prishur karrierën, Trupi i saj i copëtuar u gjet në makinën e tij

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.