Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Spanja, 289 minuta pa festuar një gol. Iberikët duhet të ndryshojnë statistikat ndaj Arabisë Saudite

    Ministri i Mbrojtjes në Bruksel: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Ndeshje vendimtare që përcaktojnë sezonin e kuqezinjve, si është kalendari për Milanin deri në fund

    April 19, 2026

    Nuk janë ditë të lehta në Milanelo për Milanin. Dy humbje radhazi, ndaj Napolit në “Maradona” dhe kundër Udinezes në “San Siro”, nuk kanë ndihmuar aspak situatën. Më pas erdhën edhe vërshëllimat ndaj Rafael Leaos, si dhe komentet “shqetësuese” pas ndeshjes nga Adrien Rabiot pas sfidës me skuadrën friulane. Gjithçka komplikohet më tej nga zërat mbi të ardhmen e trajnerit Masimiliano Alegri, për të cilin shumëkush parashikon një kalim te kombëtarja, në rast se Xhiovani Malago do të marrë presidencën e FIGC.

    OBJEKTIVI I QARTË, CHAMPIONS DHE QETËSI

    Jemi në prill dhe, si zakonisht, kjo është periudha kur qarkullojnë shumë spekulime që mund të shpërqendrojnë ambientin. Por realiteti për Milanin është i qartë, duhet të izolojë zhurmën e jashtme dhe të përqendrohet te fusha. Objektivi kryesor mbetet përfundimi sa më i mirë i kampionatit dhe sigurimi i një vendi në Champions për sezonin e ardhshëm.

    KALENDARI I NDESHJEVE, NJË RRUGË PLOT KURTHE

    Gjithçka nis këtë të diel me transfertën në “Bentegodi” përballë Veronës, një kundërshtar historikisht i vështirë. Edhe pse Verona ka pak shanse për mbijetesë, nënvlerësimi do të ishte një gabim i madh, diçka që Alegri e di mirë. Pas kësaj vjen përballja me Juventusin, që mund të jetë pika kyçe e sezonit. Bardhezinjtë kanë gjetur stabilitet nën drejtimin e Luçiano Spaletit dhe aktualisht mbajnë vendin e katërt. Më pas, Milani udhëton për t’u përballur me Sasuolo, një skuadër pothuajse e sigurt për mbijetesë, që mund të luajë pa presion dhe kështu bëhet edhe më e rrezikshme.

    FUNDI I SEZONIT, ÇDO PIKË VLEN

    Tre ndeshjet e fundit do të jenë kundër Atalantës, Xhenoas dhe Kaljarit. Ndërsa Atalanta mund të jetë ende në garë për Europën, dy të tjerat luftojnë për mbijetesë dhe do të kërkojnë pikë me çdo kusht. Këto janë sfida që nuk duhen marrë lehtë, sidomos duke parë se rivalë si Komo dhe Roma kanë pasur një sezon me uljengritje.

    FATI NË DUART E MILANIT

    Pavarësisht vështirësive, Milani e ka ende fatin në dorën e vet. Çelësi është përqendrimi te loja dhe shmangia e çdo shpërqendrimi që vjen nga jashtë. Ka një objektiv për t’u arritur – dhe ai është hapi i parë drejt ndërtimit të Milanit të së ardhmes./PanoramaSport

    milan
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    June 18, 2026

    Spanja, 289 minuta pa festuar një gol. Iberikët duhet të ndryshojnë statistikat ndaj Arabisë Saudite

    June 18, 2026

    Ministri i Mbrojtjes në Bruksel: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO

    June 18, 2026

    Euro në “rrokullisje”, zbret në 94.6 lekë

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.