TIRANË– “Blutë” e Tiranës kanë zbuluar një ambient ku kryhej mashtrim përmes një Call Center-i.
Policia ka njoftuar se më datë 16.04.2026, u krye kontroll në një ambient në pronësi/administrim të shtetasit F. K., në fshatin Bërzhitë, ku në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kryhej mashtrim kompjuterik në formë call centeri.
Nga ambienti u sekuestruan njësi kompjuterike dhe celularë, që do t’i nënshtrohen ekzaminimeve, për të përcaktuar qëllimin e përdorimit të tyre.
Subjekti është i regjistruar me aktivitet në fushën e turizmit mjekësor, dhe për këtë, shtetasi F. K. ka paraqitur dokumentet. Hetimet vijojnë për të dokumentuar rrethanat e rastit.
Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Radar.al


