TIRANË– Historia e rrëmbimit të së miturës Bleona Mata, vijon ende ditët e sotme të mbetet një ngjarje e trishtë, mbi të cilën nuk është hedhur dritë.
Për të folur për këtë ngjarje në Radar.al ka qenë i ftuar avokati Eduart Mullaraj. Ai ka sjellë edhe njëherë në vëmendje se rasti i Bleona Matës është ndër më të vështirët, por sipas tij familjarët janë në dijeni të gjithçkaje.
“Për fëmijën Bleona Mata e para që mund të akuzojë shteti dhe nga nga famillja ishte halla e vet. Motra e babait të Bleonës. Ne që jemi marrë me çështjen e Bleonës mendojmë se këmbimi, zhdukja e Bleonës ka të bëjë me pjesën e një hakmarrje ose anë negativiteti ndërmjet babait, nënës së Bleonës, familjes së babait të Bleonës dhe një familje të tretë e cila përflitej në atë kohë për humbjen e Bleonës.”- tha ai.
Kujtojmë se prej vitesh historia e Bleonës është trajtuar dhe i është dhënë zë në media vetëm nga kërkesa e të ëmës dhe jo nga babai apo pjestarët e tjerë të familjes./Radar.al


