Rita Ora ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një seri fotosh nga përditshmëria e saj në Zelanda e Re, ku po qëndron bashkë me bashkëshortin, regjisorin Taika Waititi.
Një nga fotografitë e publikuara ka tërhequr vëmendje të veçantë, pasi këngëtarja shihet duke furnizuar me karburant makinën e saj luksoze Ferrari në një pikë karburanti.
Të tjerat e shfaqin Ritën me paraqitje të kuruara dhe stil urban gjatë shëtitjeve në rrugët e qytetit, ndërsa mbishkrimi që shoqëronte fotot ishte: “Pak nga kjo, pak nga ajo”.




