Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pamje tronditëse nga Gaza, Beit Hanoun i shkatërruar pothuajse plotësisht

    VIDEO/ Dy varka në flakë në Venecia, ndërhyjnë kalimtarët dhe emergjencat

    Mbreti Charles bën thirrje për unitet me SHBA: Një nga aleancat më të rëndësishme

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Gjykata në Ferizaj e dënon me 24 vjet burgim Valon Aliun për vrasjen e ish-bashkëshortes

    April 3, 2026

    Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 24 vjet burgim Valon Aliun, pasi e shpalli fajtor të premten për vrasjen e ish-bashkëshortes së vet, Erona Cokli, në vitin 2024. Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva-Daci, e dënoi Aliun veçmas me 22 vjet burgim për vrasje të rëndë, 1 vit për armëmbajtje pa leje dhe 2 vjet për kanosje, por atij iu shqiptua dënimi unik prej 24 vjetësh burgim në bazë të dispozitave ligjore, raporton Betimi për Drejtësi.

    Në këtë dënim, atij do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 12 prilli i vitit 2024.

    Aliu ka të drejtë të ankohet ndaj këtij dënimi në Gjykatën e Apelit.

    Cokli u vra në moshën 21-vjeçare në prill të vitit 2024 në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj (QPS). Si i dyshuar kryesor për aktin u arrestua menjëherë ish-bashkëshorti i saj, me të cilin ajo e kishte një djalë një vjeç e dy muaj.

    Çifti ishte i shkurorëzuar për gati një vit dhe Erona e kishte detyrim ligjor ta takonte të birin me të atin çdo javë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

    Në takimin që do të bëhej i fundit për ta në prill 2024, ajo u qëllua për vdekje, ndërsa vëllai i saj Driloni, 15 vjeç, që e shoqëronte, u plagos.

    Gjykata vendosi gjithashtu se Aliu zotëronte pa leje një pistoletë të tipit “ZORAKI M 2906-T”, e cila është konfiskuar në mënyrë të përhershme.

    Që nga viti 2010, në Kosovë janë vrarë rreth 60 gra – shumica nga bashkëshortët e tyre./REL

    Ferizaj Valon Aliu
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pamje tronditëse nga Gaza, Beit Hanoun i shkatërruar pothuajse plotësisht

    April 28, 2026

    VIDEO/ Dy varka në flakë në Venecia, ndërhyjnë kalimtarët dhe emergjencat

    April 28, 2026

    Mbreti Charles bën thirrje për unitet me SHBA: Një nga aleancat më të rëndësishme

    April 28, 2026

    Skenë e rrallë në Paris, tufa gjigante bletësh mbi një biçikletë, mbyllet metroja

    April 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.