Tensionet vijojnë të jenë të larta mes Selin, Mirit dhe Rogertit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku “armiqësitë” mes tyre po thellohen gjithnjë e më shumë.
Gjatë ditëve të fundit, Selin është parë duke provokuar Mirin, në një përpjekje për të testuar dhe ndikuar në marrëdhënien e tij me Rogertin. Situata kulmoi gjatë spektaklit “prime”, ku debati mes tyre u bë edhe më i fortë.
Rogerti u shpreh se lidhja e tij me Mirin është shumë e mirë dhe e balancuar, duke theksuar se karakteret e tyre plotësojnë njëri-tjetrin:
“Unë me Mirin shkojmë shumë mirë. Unë jam impulsiv, ai është i qetë. Shumë herë më qetëson. Kemi gjetur tenxherja kapakun në këtë lojë. Selin është xheloze dhe vetë e ka krijuar këtë situatë.”
Nga ana tjetër, Selin e pranoi se provokimi ndaj Mirit ishte pjesë e lojës, për të testuar reagimin e tij si një nga pretendentët për finale:
“Mendova t’i bëj një provokim. Doja ta shihja Mirin në atë situatë loje.”
Ndërkohë, Miri reagoi duke lënë të kuptohet se e njeh mirë strategjinë e Selin dhe mënyrën si ajo provokon:
“Ishte një provokim i saj. E njoh shumë mirë kur flet me ironi dhe si reagon.”


