TIRANË– Moderatorja më e dashur për shqiptarët, Arbana Osmani mbrëmjen e djeshme gjatë reality shoë-t Ferma Vip, ka shkaktuar debate në lidhje me një koment.
Gjatë diskutimeve, Arbana iu drejtua Akilit, duke u shprehur: Me thënë të drejtën, ke marrë pak si pushka e jevgut.
Edhe pse moderatorja kërkoi falje, por deklarata e saj u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale dhe u interpretua si një deklaratë me përmbajtje raciste.
Në rrjetet sociale nuk kanë munguar kritikat, ku disa komentues e kanë konsideruar të papranueshme përdorimin e një gjuhe të tillë në ekran.
Por reagimi ndaj deklaratës së saj mori përmasa edhe më të mëdha. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda dënoi deklaratën e Arbana Osmanit, si shpreheje që përmban gjuhë raciste.
“Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi është njohur me përmbajtjen e emisionit ‘Ferma Vip’, në operatorin kombëtar ‘Vizion Plus’ datë 30.3.2026, në lidhje me përdorimin e gjuhës së papërshtatshme, steriotipeve, që mund të krijojë shqetësime tek komunitetet,” deklaroi Gajda./Radar.al



