Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Iu shiste doza ka*abisi adoleshentëve, arrestohet 22-vjeçari në Dibër

    Irani shqyrton propozimet e SHBA-së dhe mundësinë e një rundi të ri bisedimesh  

    Rama nis vizitën zyrtare në Itali dhe Spanjë, takim me Melonin dhe me Sanchez në Barcelonë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Betohet kreu i ri i Policisë së Shtetit/ Ministri Lamallari i jep porositë Skënder Hitës: Luftoni kr*min

    March 31, 2026

    TIRANË– Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ditën e sotme ka marrë pjesë në ceremoninë e betimit të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, duke e cilësuar këtë një moment të rëndësishëm për institucionin e sigurisë.

    Lamallari deklaroi se është kënaqësi të jetë pjesë e një momenti kaq të rëndësishëm për Policinë e Shtetit, sidomos në një kohë kur nevoja për forcimin e këtij institucioni është e madhe.

    Ai theksoi se përzgjedhja e drejtuesit të ri ka kaluar në disa faza, me qëllim garantimin që drejtimi i këtij institucioni kyç t’i besohej një figure të besueshme. “Fituesi duhej të ishte një dhe vetëm një, por vlerësoj të gjitha kandidaturat që morën pjesë në këtë proces.”-u shpreh ministri.

    Duke u ndalur te drejtori i ri, Lamallari deklaroi se Hita gëzon mbështetjen e plotë të ministrisë dhe qeverisë, duke shtuar se ai është një figurë me përvojë dhe profesionalizëm që garanton stabilitet dhe vazhdimësi në drejtimin e Policisë së Shtetit. Ministri nënvizoi gjithashtu rëndësinë e përmbushjes së misionit si shërbëtorë publikë dhe lidhi këtë me procesin e integrimit të vendit në Bashkimi Evropian. Sipas tij, negociatat janë të hapura dhe progresi i Shqipërisë po vlerësohet nga partnerët ndërkombëtarë.

    “Kjo nuk është thjesht retorikë”, theksoi Lamallari, duke shtuar se institucionet duhet të vijojnë punën për të përmbushur standardet e kërkuara në rrugën drejt integrimit evropian. Është kënaqësi që të marr pjesë në këtë moment të rëndësishëm për Policisë së Shtetit për drejtorin e ri, në një kohë kur nevoja për këtë strukturë është e madhe. Përtej solemnitetit të këtij rasti, dua të nënvizoj disa fakte. Për të mbërritur në këtë proces, u kaluan disa faza. U sigurua që drejtim i këtij institucioni kyç t’i besohet një figure me besim. Fituesi duhet të ishte një dhe vetëm një, por vlerësoj të gjitha kandidaturat. Lidhur me kandidatin fitues, që ka marrë bekimin e ministrit dhe qeverisë, jam i bindur, që të gjithë që jeni këtu sot, ndani bindjen se zoti Skënder Hita është një figurë e rëndësishme, duke garantuar stabilitet. Është personalitet karriere. Duhet të përmbushim misionin tonë, si shërbëtorë publikë ndaj vendit. Integrimi i vendit në BE bëhet si mision me rëndësi, në kontekstin ku ndodhet sot Shqipëria. Negociatat janë të hapura dhe progresi i Shqipërisë po vlerësohet nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Kjo nuk është retorikë. Shqipëria ka zgjedhur rrugën e stabilitetin.”- tha Lamallari./Radar.al

    Besfort Lamallari Ministri i Brendshëm Skënder Hita
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Iu shiste doza ka*abisi adoleshentëve, arrestohet 22-vjeçari në Dibër

    April 16, 2026

    Irani shqyrton propozimet e SHBA-së dhe mundësinë e një rundi të ri bisedimesh  

    April 16, 2026

    Rama nis vizitën zyrtare në Itali dhe Spanjë, takim me Melonin dhe me Sanchez në Barcelonë

    April 16, 2026

    Arrihet dakordësia mes ministrive dhe operatorëve, subvencion urbanëve për naftën

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.