Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Spanja para dyndjes së turistëve këtë verë

    March 31, 2026

    Pavarësisht krizave, gjermanët duket, se nuk duan të kursejnë kur bëhet fjalë për pushimet. Spanja është mjaft e preferuar dhe pret këtë vit 100 milionë vizitorë.

    Fundjavës filluan pushimet e Pashkëve në shumë lande gjermane. Megjithatë, sipas Patrick Le Metayer, drejtues i resortit të kampingut “La Marina” pranë Alicante-s, në Spanjë sezoni i verës mund të quhet tashmë i hapur: “Vijnë kaq shumë njerëz nga brenda dhe jashtë vendit.” Ai pret më shumë se 2.300 pushues. Pothuajse të gjitha bungalot dhe vendparkimet për shtëpitë mobile janë të rezervuara. Rreth 40 për qind e vizitorëve janë gjermanë.

    Shumë qytete spanjolle-veçanërisht të kërkuara

    Resorti i Le Metayer ndodhet në një zonë që aktualisht është ndër më të kërkuarat: Alicante, në bregdetin mesdhetar të Spanjës. Portali i prenotimeve Expedia raporton 75 për qind më shumë kërkesa për fluturime drejt këtij destinacioni krahasuar me një vit më parë. Por edhe qytete të tjera spanjolle po përjetojnë rritje të ndjeshme. 60 për qind më shumë njerëz sesa pranverën e kaluar interesohen për Seviljen; 50 për qind më shumë për Malagën dhe Madridin.

    Para nisjes së madhe të valës së udhëtimeve këtë fundjavë, familja gjermane Feldcamp, e cila ndodhet në Alicante e shpjegon, se pse e zgjodhën këtë destinacion? “Kam qenë këtu dikur me prindërit e mi”, thotë Daniel. “Pastaj menduam: pse të mos kthehemi sërish?” Me shumë gjasë kështu po mendojnë edhe shumë gjermanë në këtë periudhë.

    Sigura luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm

    Në kohë krizash duket se vlejnë dy gjëra për gjermanët. Së pari: Sipas analizës së udhëtimeve të FUR (Forschungsgemeinschaft Urlaub und Reisen), “pavarësisht vlerësimit relativisht negativ të gjendjes ekonomike, planet e pushimeve të gjermanëve janë shumë pozitive”. 76 për qind e popullsisë planifikojnë të udhëtojnë në vitin 2026. Si motiv, 65 për qind e njerëzve thonë se kërkojnë “distancë nga përditshmëria”. Dhe gjermanët janë të gatshëm të shpenzojnë shumë për këtë. Vitin e kaluar, sipas FUR, ata shpenzuan 92 miliardë euro – më shumë se kurrë më parë.

    Aktualisht duket gjithashtu se: destinacioni mund të jetë një vend i provuar dhe i njohur. Organizatori më i madh gjerman i udhëtimeve, TUI, flet për një “interes të rritur ndjeshëm për pushime në Spanjë dhe Greqi”. Në pushimet që tani nisin, për shkak të kërkesës së lartë, do të ketë 68 fluturime shtesë – për shembull drejt Mallorcas, Fuerteventuras apo Kretës.

    Jugu i Evropës përfiton jo vetëm nga dëshira e madhe e gjermanëve për të udhëtuar, por edhe nga kriza në Lindjen e Afërt. Grupi Lufthansa ka anuluar fluturime drejt rajonit. “Situata aktuale gjeopolitike po ka ndikim të ndjeshëm”, thuhet nga operatori Schauinsland Reisen. Kërkesa po zhvendoset qartësisht drejt Greqisë dhe Spanjës. Në Spanjë pritet tashmë një rekord i ri turistik. Flitet për 100 milionë turiste dhe turistë të huaj gjatë këtij viti – tre milionë më shumë se vitin e kaluar./DW

    spanja turistë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    April 18, 2026

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    April 18, 2026

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    April 18, 2026

    Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve të PD, përdoret prej dekadash nga policia

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.