Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zyra e Netanyahut i përgjigjet Mamdanit: Përqendrohu te problemet e Nju Jorkut, jo te Izraeli

    Finalja Spanjë-Argjentinë, Trump bën parashikimin për fituesin

    Botërori 2026/ Gjithçka që duhet të dini para finales Spanjë-Argjentinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Zgjidhet drejtori i ri i Policisë së Shtetit, ja kush e zë vendin e Prodës!

    March 30, 2026

    TIRANË– Sot është zgjedhur drejtori i ri i Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për Skënder Hitën, i cili është drejtor aktual në Policinë e Fierit.

    Lajmi u konfirmua nga ministri i Brendshëm, Befort Lamallari, përmes një reagimi në rrjetet sociale. Kujtojmë se në garë morën pjesë 16 kandidatë, 2 prej të cilave, zonja, u skualifikuan, ndërsa 14 të tjerë konkurruan në të gjitha fazat.

     Në bazë të sistemit të pikëzimit, tre prej emrave të kandidatëve që siguruan më shumë pikë, iu përcollën ministrit, ndërsa ky i fundit vendosi për pasardhësin e Ilir Prodës. Ky i fundit u shkarkua me urdhër të kryeministrit Edi Rama, pas protestës së opozitës.

    REAGIMI I MINISTRIT LAMALLARI:

    Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam vendimin për dhënien e gradës Drejtues Madhor dhe emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z.Skënder Hita. Ky është një vendim i bazuar në meritë, profesionalizëm dhe integritet.

    Skënder Hita ka rezultuar ndër kandidatët më të vlerësuar nga një proces konkurrues, duke dëshmuar përvojë të spikatur, vizion të qartë strategjik dhe angazhim të palëkundur ndaj ligjit dhe qytetarëve.
    Policia e Shtetit ka një rol kyç në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Prandaj, drejtimi i saj kërkon jo vetëm aftësi profesionale, por edhe ndershmëri, etikë dhe përgjegjësi të lartë publike.
    Jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Policia e Shtetit do të vijojë të forcojë performancën, të rrisë besimin e qytetarëve dhe të përmbushë me përkushtim misionin e saj në shërbim të sigurisë dhe shtetit të së drejtës./Radar.al

    Fieri Ilir Proda Skënder Hita
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zyra e Netanyahut i përgjigjet Mamdanit: Përqendrohu te problemet e Nju Jorkut, jo te Izraeli

    July 19, 2026

    Finalja Spanjë-Argjentinë, Trump bën parashikimin për fituesin

    July 19, 2026

    Botërori 2026/ Gjithçka që duhet të dini para finales Spanjë-Argjentinë

    July 19, 2026

    Kreu i KLSH-së, Arben Shehu, mesazh për Enrik Mehmetin: Humbje e madhe për Vlorën

    July 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.