Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    WhatsApp prezanton komunikimin me emra përdoruesi, pa ndarë numrin e telefonit

    Magjistari ganez bën parashikimin e bujshëm: Kepi i Gjelbër do të eliminojë Argjentinën, Portugalia do të fitojë Botërorin

    Yamal beson te Spanja: Do ta fitojmë Kupën e Botës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Rrëfimi i ish-futbollistit kuqezi: Te Milani mes legjendave, si dëmtimet më ndalën ëndrrën

    March 29, 2026

    ITALI– Ish-futbollisti i Milanit, Aleksandre Pato, ka rrëfyer karrierën e tij në një intervistë të gjatë për “The Athletic”, duke folur për Karlo Ançelotin, periudhën te Milani dhe dëmtimet që ndikuan në rrugëtimin e tij.

    “Në dhomat e zhveshjes, në të djathtën time ishte Paolo Maldini. Përballë shihja Kaka dhe Ronaldo Nazario. Ishte një skuadër legjendash. Ançeloti u tha të gjithëve të ngriheshin në këmbë kur hyra. Çdo lojtar erdhi të më përshëndeste. Mendova: ‘Uau, ky është respekt’. Mund të jesh lojtari më i mirë në botë, por duhet të mbetesh i përulur dhe të respektosh të tjerët”, kujton Pato për fillimet e tij në vitin 2007.

    Duke folur për ambientin kuqezi, braziliani theksoi: Te Milani nuk bëhej fjalë vetëm për futboll, ishte një familje. Kjo është arsyeja pse ajo skuadër fitoi gjithçka. Nëse shikoje si stërviteshin, thoshe: ‘Duhet të bëj të njëjtën gjë.

    Pato ndaloi edhe te presioni i madh në Brazil: “Kur je fëmijë në Brazil dhe bën diçka të veçantë, të quajnë ‘Pele i ri’ apo ‘Ronaldo i ri’. Kur erdha në Milano, thoshin: ‘Ky është Ronaldo i ri’. Por unë kurrë nuk jam ndjerë si ai. Thjesht stërvitesha sepse e doja futbollin dhe isha mes lojtarëve më të mirë në botë”.

    Në fund, ai foli edhe për dëmtimet që shpesh i ndërprenë karrierën: “Dëmtimet janë një nga pjesët më të vështira të futbollit. Njerëzit shohin vetëm ndeshjen, por jo radhët e gjata të lojtarëve të dëmtuar që rikuperohen. E vetmja gjë që dëshiron është të rikthehesh në fushë. Pas të parit, pastaj të dytit dhe të tretit dëmtim, luaja dy ndeshje dhe lëndohesha sërish”./PanoramaSport

    Aleksandre Pato Ançeloti Ish-futbollisti i Milanit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    WhatsApp prezanton komunikimin me emra përdoruesi, pa ndarë numrin e telefonit

    June 30, 2026

    Magjistari ganez bën parashikimin e bujshëm: Kepi i Gjelbër do të eliminojë Argjentinën, Portugalia do të fitojë Botërorin

    June 30, 2026

    Yamal beson te Spanja: Do ta fitojmë Kupën e Botës

    June 30, 2026

    Marta Kos: Shqipëria përmbushi standardet e ndërmjetme themelore, së shpejti nis mbyllja e kapitujve

    June 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Qershor 2026

    Testi i madh i yjeve nis: 6 shenja horoskopi do të përballen me sfida të forta deri më 23 korrik

    Parashikimi i horoskopit 28 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.