Sezoni i tretë i “Ferma VIP” vjen me një surprizë që e bën këtë edicion më të fortin dhe konkurruesin ndonjëherë. Fituesi i këtij sezoni do të shpërblehet me 200,000 euro, duke tejkaluar çdo rekord të mëparshëm të këtij formati.
Përveç sfidave të përditshme të jetës në fermë dhe intrigave sociale, garuesit do të duhet të përballen me strategji më të forta dhe emocione intensive, ndërsa spektakli premton momente të paharrueshme për publikun.
Ky edicion pritet të sjellë drama, surpriza dhe garë të ashpër, teksa konkurrentët luftojnë jo vetëm për simpatinë e shikuesve, por edhe për çmimin e majmë që tashmë ka bërë bujë.


