Ekstradohet nga Greqia drejt Shqipërisë Firdeus Berberi, i cili u arrestua bashkë me Laert Haxhinë.
Në bashkëpunim me shtetasin Griseld Maxhari mësohet se kanë plagosur me armë zjarri pistoletë Johan Muçllari, ngjarje e ndodhur në 2022 në Pogradec.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Pogradec më 29 prill 2022, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “prishja e qetësisë publike”.
Si rezultat i bashkëpunimit të “Interpol Tirana” me “Interpol Athina” u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.


