ELBASAN– Policia ka çuar pas hekurave një 38-vjeçar, pasi vodhi 3 varëse floriri në një argjendar dhe kanosi pronarin.
Bazuar në hetimet e policisë ka rezultuar se 38-vjeçari është i dënuar më parë për krime ndaj personit dhe pasurisë.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Gold”, pas njoftimit për vjedhje në një argjendari, në lagjen “Namazgja”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe vunë në pranga shtetasin: -B. H., 38 vjeç, banues në Elbasan.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Ky shtetas dyshohet se më datë 25.03.2026, ka vjedhur 3 varësi floriri në një argjendari në lagjen “Namazgja”. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Radar.al


