Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Merz mbron kursin e reformave, opozita kritikon ashpër

    Dani Olmo në vitrinë, Çabi Alonso e do në skuadrën e tij

    “Bomba” e merkatos së verës, Olize përfundon në radarët e klubit që synon të bëhet i pamposhtur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Blinken mbyll vizitën në Lindjen e Mesme/ Dështon marrëveshja për armëpushim në Gaza

    August 21, 2024
    Blinken mbyll vizitën në Lindjen e Mesme/ Dështon marrëveshja për armëpushim në Gaza

    Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbylli vizitën e tij të nëntë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës në Gazë pa siguruar një marrëveshje armëpushimi.

    Ai paralajmëroi të martën se koha është e një rëndësie kritike, megjithëse si Hamasi edhe Izraeli sinjalizuan se mbeten ende sfida.

    Pas takimeve në Egjipt dhe Katar, dy vendet e tjera ndërmjetësuese, zoti Blinken tha se duke qenë se Izraeli ka pranuar një propozim për tejkalimin e pengesave të fundit për marrëveshjen me grupin militant, tani vëmendja është që të bëhen të gjitha përpjekjet e mundura për të siguruar miratimin nga Hamasi që të dyja palët të bien dakord për detajet kryesore mbi zbatimin e saj.

    “Mesazhi ynë është i thjeshtë. Është e qartë dhe është urgjente. Duhet të finalizojmë një marrëveshje për armëpushim dhe për lirimin e pengjeve dhe kjo duhet ta bëhet tani. Elementi i kohës është thelbësor”, u tha ai gazetarëve përpara se të largohej nga Katari.

    Arritja e një marrëveshjeje është bërë më urgjente pas vrasjeve të kohëve të fundit të udhëheqësve militantë të Hamasit dhe Hezbollahut në Iran dhe Liban, të cilat i janë atribuuar Izraelit, pas së cilave Irani dhe Hezbollahu kanë paralajmëruar për hakmarrje, gjë që ka ngjallur frikën e një lufte më të gjerë rajonale.

    Detajet publike për propozimin e ri të paraqitur nga SHBA, Egjipti dhe Katari, kanë qenë të pakta. Zoti Blinken tha se ai është “shumë i qartë lidhur me fazat e tërheqjes izraelite nga Gaza dha se ku do të bëhet ajo”.

    Më herët të martën, Hamasi e quajti propozimin e fundit një përmbysje të asaj për të cilën kishte rënë dakord, duke akuzuar SHBA-në se ka pranuar kushte të reja nga Izraeli. Shtetet e Bashkuara nuk kanë reaguar për këtë qëndrim.

    Ndërkohë Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, u takua me grupe të krahut të djathtë të familjeve të ushtarëve të rënë dhe pengjeve në Gazë. Këto grupe, të cilat kundërshtojnë një marrëveshje armëpushimi, thanë se zoti Netanyahu u tha se Izraeli nuk do të tërhiqej nga dy korridore strategjike në Gazë, kontrolli i të cilëve ka qenë një nga pengesat në bisedimet. Zyra e zotit Netanyahut nuk komentoi mbi pohimet e tyre.

    Një zyrtar i lartë amerikan hodhi poshtë si “krejtësisht të pavërtetë” pretendimet se Kryeministri Netanyahu i kishte thënë zotit Blinken se Izraeli nuk do të largohej kurrë nga korridoret Filadelfi dhe Netzarim. Deklarata të tilla “nuk janë konstruktive për finalizimin e një marrëveshjeje armëpushimi “, tha zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti në mënyrë që të diskutonte mbi bisedimet private diplomatike të Sekretarit Blinken.

    Takimi i zotit Netanyahu me familjet e ushtarëve të vrarë dhe pengjeve erdhi pasi ushtria izraelite tha se gjeti trupat e gjashtë pengjeve që ishin marrë gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetorit, si pasojë e të cilit nisi lufta.

    Gjetja e tyre e rëndoi më tej dhimbjen e shumë izraelitëve të cilët kanë bërë presion prej kohësh ndaj zotit Netanyahun që të binte dakord për një armëpushim që do të kthente pengjet në Izrael.

    Ushtria izraelite tha se gjeti gjashtë trupa në një operacion gjatë natës në Gazën jugore, duke thënë se ata ishin vrarë ndërsa trupat po vepronin në Khan Younis. Hamasi thotë se disa robër janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite, megjithëse pengjet e kthyera kanë folur për kushte të vështira, përfshirë mungesën e ushqimit ose medikamenteve.

    Marrja e trupave është një goditje për Hamasin, udhëheqësit e të cilit shpresojnë të shkëmbejnë pengjet për të burgosurit palestinezë, tërheqjen e forcave izraelite nga Rripi i Gazës dhe një armëpushim afatgjatë.

    Ushtria tha se kishte identifikuar trupat e pengjeve Chaim Perry, 80; Yoram Metzger, 80 vjeç; Avraham Munder, 79 vjeç; Alexander Dancyg, 76 vjeç; Nadav Poppleëell, 51 vjeç; dhe Yagev Buchshtav, 35.

    Kibuci Nir Oz, ku Munder ishte mes rreth 80 banorëve të kapur në 7 tetor tha se ai vdiq pas “muajsh torture fizike dhe mendore”. Autoritetet izraelite konfirmuar më parë se pesë të tjerët ishin të vdekur.

    Hamasi ende besohet se mban rreth 110 pengje, që i ka rrëmbyer në sulmin e 7 tetorit në Izrael. Autoritetet izraelite vlerësojnë se rreth një e treta e tyre janë të vdekur. Në sulmin e 7 tetorit në Izrael nga militantët e Hamasit, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste, u vranë 1,200 persona.

    Mbi 100 pengje të tjerë u liruan gjatë armëpushimit të vitit të kaluar në këmbim të disa palestinezëve të burgosur në Izrael.

    Ofensiva e Izraelit ka vrarë mbi 40,000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, e cila nuk bën dallim midis civilëve dhe luftëtarëve. Lufta ka shkaktuar shkatërrim të gjerë dhe ka detyruar shumicën dërrmuese të 2.3 milionë banorëve të Gazës të largohen nga shtëpitë e tyre./ VOA

     

    armepushim ne Gaza Blinken deshton marreveshja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Merz mbron kursin e reformave, opozita kritikon ashpër

    June 11, 2026

    Dani Olmo në vitrinë, Çabi Alonso e do në skuadrën e tij

    June 11, 2026

    “Bomba” e merkatos së verës, Olize përfundon në radarët e klubit që synon të bëhet i pamposhtur

    June 11, 2026

    Kremtohet 25-vjetori i partneritetit midis Gardës Kombëtare të Nju Xhersit dhe Forcave të Armatosura Shqiptare/ Ministri Nufi: Krenarë për marrëdhënien strategjike me SHBA

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.