Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

    Kampionë të lirisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Kombëtarja e bën sefte, mungesa në stërvitjen e parë. Silvinjo merr lojtarë nga kampionati shqiptar

    March 24, 2026

    Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e rëndësishme të fazës “play-off” për Botërorin 2026, ku do të përballet me Poloninë.

    Ky takim konsiderohet vendimtar për skuadrën kuqezi, e cila synon të bëjë një hap të madh drejt kualifikimit në turneun më të madh të futbollit botëror. Nën drejtimin e trajnerit brazilian Silvinjo, ekipi zhvilloi pasditen e djeshme seancën e parë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

    Kjo seancë u fokusua kryesisht në aspektin fizik dhe përgatitjen taktike, ku lojtarët punuan në palestër dhe më pas kaluan në fushë për ushtrime me topin dhe skema të ndryshme loje. Stafi teknik ka vendosur theks të veçantë te organizimi i skuadrës dhe detajet, duke qenë se përballja ndaj Polonisë kërkon përqendrim maksimal dhe natyrisht përgatitje deri në detajet e fundit.

    MUNGESAT- Në këtë seancë të parë ishin të pranishëm 23 futbollistë nga lista që ka 26 lojtarë. Thuajse të gjithë futbollistët ishin, me përjashtim të Uzunit, Ramadanit dhe Nazmi Gripshit. Të tre lojtarët, janë bashkuar me skuadrën vetëm në orët e vona të mbrëmjes duke mos pasur mundësi që të stërviten ditën e parë me skuadrën. Mungesa e tyre në seancën e parë lidhej me arsye të ndryshme, ku Uzuni dhe Gripshi nuk arritën në kohë për shkak të udhëtimit nga klubet e tyre, ndërsa Ramadani për një arsye familjare shumë të veçantë, pasi është bërë baba për herë të tretë pikërisht ditën e djeshme.

    AXHENDA– Sipas programit të përgatitur, Kombëtarja do të vijojë përgatitjet intensive edhe ditën e sotme me një tjetër seancë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, ku grupi pritet të jetë i plotë. Trajneri Silvinjo pritet të eksperimentojë me disa alternativa në formacion, pasi ndeshja me Poloninë është shumë afër dhe nuk ka kohë për të humbur. Ekipi do të udhëtojë të mërkurën drejt Varshavës, ku do të zhvillohet ndeshja në datën 26 mars, në orën 20:45. Kuqezinjtë i pret natyrisht një ndeshje shumë e vështirë në një stadium të mbushur plot me ultras polakë, teksa vetëm 5% e stadiumit do të jetë me tifozë shqiptarë, aq sa e lejon edhe rregullorja për skuadrat udhëtuese. Pas ndeshjes me Poloninë, kuqezinjtë do të nisen menjëherë në drejtim të Suedisë ose Spanjës për t’u përballur me fituesin ose humbësin e çiftit UkrainëSuedi. Duke qenë se në Ukrainë nuk mund të luhen ndeshje, verdheblutë kanë zgjedhur Spanjën si vendin ku do të zhvillojnë ndeshjet kualifikuese të “Play Off”, ose miqësoren.

    SUPERIORJA- Duke pasur 3 mungesa në stërvitjen e parë, trajneri Silvinjo ka menduar që të marrë edhe disa lojtarë nga kampionati shqiptar, të cilët janë vënë në dispozicion të stafit teknik. Kështu, veç Alijit dhe Dajsinanit që ishin në listën e grubmullimit, edhe një numër i konsiderueshëm i lojtarëve nga kampionati ynë, janë bashkuar me skuadrën. Ditën e djeshme, lojtarët e Dinamos Ismaili dhe Farruku kanë qenë në stërvitje, ashtu si edhe Ledio Tresa nga Laçi. Teuta ka pasur dy përfaqësues, ku Artan Jazxhi dhe Xhoele Maçolli ndihmuan në ditën e parë të stërvitjes. Nga Elbasani, stafi teknik ka thirrur portierin Totoshi, që këtë javë luajti titullar teksa vend në skuadër kishte edhe për Elmando Gjinin dhe Gledian Pusin nga Vllaznia.

    kombetarja shqiptare Silvinjo
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    June 18, 2026

    Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

    June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    June 18, 2026

    Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë, arrestohet një 40-vjeçar në Malin e Zi

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.