Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Amorim bën lëvizjen e parë, telefonon Leao dhe synon t’i mbushë mendjen të qëndrojë te Milan

    Aksident në Sarandë/ Makina përfundon jashtë rrugës, ndahet më ‘dysh’ nga barrierat mbrojtëse

    Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë teksa vala e të nxehtit rëndon sektorin energjetik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Shtatori do sjellë migrantët e parë/ OKB monitoron marrëveshjen Shqipëri-Itali

    August 21, 2024
    Shtatori do sjellë migrantët e parë/ OKB monitoron marrëveshjen Shqipëri-Itali

    Organizata e OKB-së për mbrojtjen e refugjatëve, UNHCR ka bërë të ditur, se do të mbikqyrë zbatimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për transferimin e migrantëve në kampe në Shqipëri. Këtë e konfirmoi zëdhënësja e UNHCR-së, Louise Donovan të martën për Agjencinë gjermane Katolike të Lajmeve, KNA.

    Aktivistë për të drejtat e njeriut ka kohë që e kanë kritikuar marrëveshjen dhe janë shprehur kundër ngritjes së kampeve të migrantëve në brigjet shqiptare. Nga shtatori Italia planifikon të sjellë migrantët e parë në Shqipëri.

    Sipas Donovan UNHCR planifikon një prezencë tremujore për t’u siguruar aty “se garantohen të drejtat dhe dinjiteti i personave të prekur”. UNCHR do të marrë një rol vëzhgues por edhe këshillues. Në fokus do të jenë jo vetëm e drejta për azil, por edhe respektimi i të drejtave të njeriut dhe një proces i drejtë për personat që kanë nevojë për mbrojtje. Në fund të procesit të vëzhgimit, organizata e OKB-së do të paraqesë propozimet e saj të përmirësimit tek qeveria italiane dhe “aktorë të tjerë të interesuar”.

    UNHCR përgjithësisht është kritike ndaj ujdive të transferimit të proceseve të azilit. Sipas Louise Donovan do të kihet kujdes që marrëveshja Shqipëri-Itali të mos jetë eksternalizim i detyrimeve të azilit dhe që bën kalimin e përgjegjësisë diku tjetër.

    Ulet numri i migrantëve ilegalë në Itali

    Sipas një raportimi të Organizatës Ndërkombëtare për Migrimin, IOM në muajt e fundit ka rënë ndjeshëm numri i migrantëve që vijnë me varka në Itali. Sipas të dhënave të IOM ky numër ra me 63% krahasuar me një vit më parë. Kurse sipas një analize vlerësuese të Komisionit Europian ulja e numrit të migrantëve që vijnë me rrugë detare lidhet me marrëveshjet që BE ka arritur me vendet afrikanoveriore të Mesdheut. Sipas Frontex në vitin në vazhdim është ulur numri i hyrjeve ilegale në BE. Sipas të dhënave deri në korrik kanë ardhur 113.000 migrantë ilegalë me rrugë detare apo tokësore në BE.

    Por autoritetet e sigurisë në BE paralajmërojnë, se migrantët po gjejnë rrugë të reja për të hyrë ilegalisht në BE. Në një raport të brendshëm thuhet, se vërehet një rritje e madhe e kërkesave për azil në aeroportin e Madridit, Barajas. Këta prenotojnë bileta nga qyteti marokan Kasablanca për në Amerikën Jugore dhe e përdorin tranzitin në Madrid për të grisur pasaportat dhe për të kërkuar azil. /DË

     

     

    marreveshja shqiperi-itali migrantët OKB
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Amorim bën lëvizjen e parë, telefonon Leao dhe synon t’i mbushë mendjen të qëndrojë te Milan

    June 26, 2026

    Aksident në Sarandë/ Makina përfundon jashtë rrugës, ndahet më ‘dysh’ nga barrierat mbrojtëse

    June 26, 2026

    Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë teksa vala e të nxehtit rëndon sektorin energjetik

    June 26, 2026

    Spektakël në Botëror! Brazili, Holanda dhe organizatorët mësojnë kundërshtarët e turit 1/16

    June 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.