Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

    Kampionë të lirisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    “Luftojmë për vendin e tifozët”, Silvinjo flet për “play-off”-in dhe Botërorin: Fitorja në Serbi na motivon

    March 21, 2026

    Shqipëria do të përballet me Poloninë në gjysmëfinalen e “Play Off”-it të Botërorit, me shpresën për të kaluar më tej dhe për të provuar edhe Kupën e Botës. Kuqezinjtë do të kenë rrugëtim të vështirë, por jo të pamundur. Në një intervistë të dhënë për mediat braziliane, trajneri Silvinjo ka folur për sfidën e 26 marsit kundër Polonisë dhe për objektivin e kuqezinjve. Ai është besimplotë se Shqipëria mund të arrijë që të marrë një fitore të madhe dhe mund të kualifikohet në Botëror, duke marrë shembull fitoren e arritur në Serbi.

    Kur mësove që Ançeloti do të drejtojë Brazilin, për herë të parë që një trajner i huaj drejton Brazilin në një Kupë Bote, çfarë mendove?

    Unë mendoj se është një nga më të mirët, me një CV të lakmueshme. Ka kaluar nëpër klubet më të mëdha. E shoh që flet shumë mirë portugalisht. Natyrisht, nëse shkoj në Botëror me Shqipërinë sepse kemi një “playoff” përpara dhe kemi tre muaj që punojmë, nuk është e lehtë. Por nëse shkojmë, e njoh mirë: është një trajner shumë i mirë, me përvojë, me menaxhim shumë të mirë dhe shumë i qetë. Më pëlqen shumë ta shoh dhe intervistat e tij. Jam i kënaqur dhe shpresoj për një Botëror të mirë.

    Fitorja në Serbi mund të jetë ndër më të rëndësishmet në histori, sepse ju afron me Botërorin, që është një nivel tjetër. A mendon se ajo fitore në Serbi ju jep shpresë për të mundur edhe Poloninë dhe kundërshtarët e tjerë?

    Po, absolutisht. Ishte një fitore shumë e rëndësishme dhe na jep besim se mund të konkurrojmë me këdo.

    Mund të bësh një përmbledhje të punës që keni bërë me kombëtaren?

    Është një projekt trevjeçar. Pas eksperiencës me Brazilin si asistent, kuptova që duhet të jetoj dhe punoj brenda vendit. Jetojmë në Tiranë, me stafin ku përfshihet edhe Pablo Zabaleta. Kemi ndërtuar një ekip të organizuar, me lojtarë teknikë që duan futbollin dhe uajnë me pasion. Kemi rezultate të mira dhe një grup shumë të fortë.

    Sa e vështirë është kjo rrugë drejt Botërorit?

    Është e vështirë, por jo e pamundur. Do të luftojmë për gjithçka, për veten, për vendin dhe për tifozët. Në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka. Polonia është shumë e fortë, jo vetëm Levandovski, por edhe lojtarë të tjerë. Por ne do të provojmë.

    Si e përjetuat fitoren në Serbi dhe si u prit në Shqipëri?

    U përgatitëm shumë mirë, edhe duke kuptuar kontekstin jashtë futbollit. Donim që gjithçka të mbetej futboll. Pas fitores, pati një reagim shumë të madh. Lojtarët dhe stafi ishin shumë të lumtur. Ishte e vetmja mënyrë për të arritur në “playoff”. Edhe drejtuesit e federatës dhe figura të tjera na uruan. Ishte një fitore shumë e bukur.

    A i di kundërshtarët nëse kualifikoheni në Botëror?

    Nuk i njoh plotësisht, por e di që janë Holanda, Tunizia dhe Japonia.

    Kjo do të thotë që ke shpresë reale për kualifikim, apo jo?

    Po, sepse e kemi ndjekur shortin dhe e dimë çfarë na pret. Nuk është e lehtë, por nuk është e pamundur. Kemi respektin e kundërshtarëve dhe lojtarët tanë luajnë në liga të mira. Do të përpiqemi maksimalisht.

    Nga ndeshjet e Euro-s, Shqipëria ishte ajo që i krijoi më shumë probleme Spanjës. Si e përjetove atë ndeshje?

    Po, është e vërtetë. Ishte një ndeshje shumë e mirë, ashtu si edhe ajo kundër Kroacisë (2-2). Kundër Spanjës donim të qëndronim në lojë sa më gjatë dhe të provonim të fitonim. Por pasi pësuam gol, u vështirësua gjithçka. Megjithatë, ekipi nuk humbi kontrollin. Sepse nëse sulmon pa mend kundër një ekipi të tillë, mund të pësosh shumë gola shpejt.

    A mendon se ajo ndeshje mund t’ju ndihmojë kundër Polonisë?

    Po, patjetër. Ajo përvojë do të na shërbejë për ndeshjet e ardhshme.

    Në “playoff”-e ndodhin shpesh surpriza. Pse jo Shqipëria në Botëror?

    Shpresojmë! Do të japim maksimumin e do të luftojmë për këtë objektiv./PanoramaSport

    Botërori Silvinjo
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    June 18, 2026

    Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

    June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    June 18, 2026

    Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë, arrestohet një 40-vjeçar në Malin e Zi

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.