Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Shakira dhe Burna Boy ndezin ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Hoxha: Protestat nuk e pengojnë integrimin, Shqipëria po ecën me ritme të larta drejt BE-së

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Raportohet se Trump po shqyrton angazhimin e trupave tokësore në Lindje të Mesme

    March 20, 2026

    LINDJA E MESME- Disa media amerikane janë duke raportuar – duke cituar burime – se presidenti amerikan, Donald Trump është duke e shqyrtuar mundësinë e angazhimit të mijëra ushtarëve amerikanë shtesë për të forcuar operacionin në Lindje të Mesme, vendim që mund t’i japë Trumpit opsione shtesë në luftën kundër Iranit.

    Raportimet vijnë teksa vetë Trump e ka mohuar më 19 mars se synon dislokimin e trupave tokësore në rajon, ndonëse nuk e përjashtuar tërësisht si opsion.

    “Nuk do të dislokohen trupat askund”, u ka thënë ai gazetarëve.

    “Edhe nëse do ta veproja ashtu, nuk do t’ju tregoja juve. Por, jo. Do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme”.

    Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, duke folur në kushte anonime, ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters se “nuk është marrë asnjë vendim për të dislokuar ushtarë në terren, mirëpo presidenti Trump i ka të gjitha opsionet e hapura”.

    “Presidenti është i fokusuar në arritjen e të gjithë objektivave në Operacionin Tërbimi Epik, shkatërrimin e kapaciteteve të raketave balistike të Iranit, shkatërrimin e marinës, garantimin që degëzime terroriste nuk mund ta destabilizojnë rajonin si dhe të garantojë që Irani nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore”.

    Pentagoni ka refuzuar të komentojë në këtë drejtim.

    Mbrojtja e tankeve, kapja e Hargut
    Megjithatë, raportime vazhdon të ketë. Agjencia Reuters, duke cituar katër burime, përfshirë dy zyrtarë amerikanë, ka thënë se trupat shtesë do t’i jepnin Trumpit mundësi për të siguruar rrugën detare që kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit.

    Sipas burimeve, një operacion i tillë do të mund të kryhej nga forcat ajrore dhe detare, por që do të nevojiteshin edhe trupa shtesë amerikane nëpër brigjet e Iranit.

    Sipas zyrtarëve amerikanë që kanë informacione për këto zhvillime, administrata amerikane është duke e shqyrtuar edhe mundësinë e angazhimit të trupave tokësore në Hargun e Iranit, ishull përmes së cilit kalojnë 90 për qind e eksporteve të naftës iraniane.

    Një zyrtar ka thënë se një operacion i tillë do të ishte mjaft i rrezikshëm, marrë parasysh që Irani ka kapacitete për të goditur ishullin me raketa dhe dronë.

    Forcat amerikane kanë kryer sulme kundër shënjestrave ushtarake në ishull më 13 mars. Atë ditë, Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë shkatërruar të gjitha asetet ushtarake të ishullit, si dhe e kanë shkatërruar infrastrukturën e energjisë.

    Ai pati kërcënuar edhe me goditje të infrastrukturës së naftës, çka do ta dëmonte rëndë ekonominë e Iranit, por edhe do t’i rriste çmimet e naftës edhe më shumë në nivel global./REL

    lindja e mesme Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Shakira dhe Burna Boy ndezin ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Hoxha: Protestat nuk e pengojnë integrimin, Shqipëria po ecën me ritme të larta drejt BE-së

    June 11, 2026

    Dosja zbardh ngjarjen në Maliq/ Si u organizua operacioni ku humbi jetën efektivi i “Shqiponjave”, Enea Mekolli

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.