Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Milani kërkon pasuesin e Igli Tares, një italian është në garë për postin e drejtorit sportiv

    Zvicra thotë se po vazhdojnë bisedimet Iran-SHBA

    Gent Progni i mek fare Piranjat: Ata që janë mësuar të kapin njerëzit për xhakete me kamera në dorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Sekuestrohen mbi 60 kg mari*uanë pranë kufirit greko-shqiptar, në pranga një 18-vjeçar

    March 16, 2026

    Policia greke ka parandaluar trafikimin e një sasie të madhe droge pranë kufirit mes Greqi dhe Shqipëri, duke arrestuar një 18-vjeçar grek gjatë një operacioni të zhvilluar mëngjesin e 16 marsit.

    Sipas autoriteteve, operacioni u krye nga oficerët e Departamentit të Narkotikëve në Nëndrejtorinë e Hetimit të Krimeve në Igumenicë. I riu u ndalua në zonën e Sajadhë, pranë kufirit, teksa drejtonte një automjet të marrë me qira.

    Gjatë kontrollit në makinë, policia zbuloi tre çanta të vendosura në bagazh dhe në sediljet e pasme. Brenda tyre u gjetën dhe u sekuestruan 55 pako me marijuanë, me një peshë totale prej rreth 60 kilogramë e 565 gramë.

    Pas arrestimit, ndaj 18-vjeçarit është ngritur një dosje penale për trafikim dhe transportim të lëndëve narkotike.

    Sipas të dhënave të policisë greke, që nga shtatori i vitit të kaluar janë sekuestruar rreth 835 kilogramë marijuanë që dyshohet se kishte origjinë nga Shqipëria. Rastet janë evidentuar kryesisht në Igumenicë, por edhe në qytete të tjera si Janinë, Selanik dhe Kostur, si në rrugë tokësore ashtu edhe në rrugë detare.

    kufi marijuanë Policia greke
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Milani kërkon pasuesin e Igli Tares, një italian është në garë për postin e drejtorit sportiv

    June 20, 2026

    Zvicra thotë se po vazhdojnë bisedimet Iran-SHBA

    June 20, 2026

    Gent Progni i mek fare Piranjat: Ata që janë mësuar të kapin njerëzit për xhakete me kamera në dorë

    June 20, 2026

    Protesta/ Rama: Dy fotografi dhe dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën

    June 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.