Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Kupa e Botës, Lara Kolturi rigjen formën në Suedi dhe lë pas zhgënjimin në Lojërat Olimpike

    March 16, 2026

    Pas konkurrimit në Lojërat Olimpike “Milano-Cortina 2026”, Lara Kolturi është rikthyer të përfaqësojë Shqipërinë në sezonin 2025-2026 të Kupës së Botës në ski alpine.

    19-vjeçarja pati një fundjavë me konkurrim të dyfishtë në Are të Suedisë. Kolturi e nis të shtunën me disiplinën e sllallomit gjigant, duke treguar një formë shumë të mirë, të qenë pjesë në top-10. Skiatorja kuqezi regjistroi kohën e përgjithshme 2:24.91, duke u klasifikuar në vendin e shtatë. Në zbritjen e parë Lara u rendit e 10-ta, ndërsa në të dytën e 15- ta, duke e përfunduar kështu e shtata mbledhjen e dy kohëve. Triumfi në sllallomin gjigant i takoi austriakes Julia Sheib, ndërsa podiumi u plotësua nga amerikania Paula Moltzan dhe skiatorja e Zelandës së Re, Alis Robinson.

    Më tej, të dielën ishte radha për sllallomin, disiplinën e preferuar të Larës. Vajza e talentuar piemonteze, e cila mbron ngjyrat e Shqipërisë, nuk arriti të shkonte më shumë se vendi i tetë në sllallom, teksa e ndali kronometrin në kohën 1:45.44. Në zbritjen e parë, Kolturi arriti 51.26 duke u renditur e gjashta, por në lëshimin e dytë paraqitja nuk ishte në lartësinë e duhur, pasi Lara përfundoi në vendin e 22-të me kohën 54.18, duke e mbyllur kështu garën me rezultatin total në vendin e tetë. Sllallomi në Are u fitua Mikaela Shifrin, e cila shënoi suksesin e 109-të në Kupën e Botës, triumfi i 72- të në sllallom dhe i teti sezonal në këtë disiplinë, duke barazuar rekordin e saj.

    Për sa i përket klasifikimit të përgjithshëm të Kupës së Botës, amerikania Shifrin mbetet lidere me 1286 pikë, ndjekur nga gjermania Ema Aisher me 1146 pikë dhe Kamil Rast e Zvicrës me 989 pikë. Lara Kolturi pozicionohet në vend të 13-të me 535 pikë, por mbetet e para në renditjen e të rejave./PanoramaSport

    kupa e botes Lara Kolturi Suedi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    June 15, 2026

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    June 15, 2026

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    June 15, 2026

    Shqipëria i siguron BE-së se projekti i turizmit i lidhur me Kushner do të përmbushë standardet mjedisore

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.