TIRANË- Gazetari Artan Hoxha deklaron se sjellja në Shqipëri nga Dubai e Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj nuk është me masë ekstradimi, por janë deportuar nga Dubai pasi kanë shkelur rregullat e qëndrimit atje.
“Në fund të korrikut, ka patur një ndeshje boksi e cila është reklamuar shumë edhe në mediat shqiptare, e një boksieri shqiptar me një boksier të huaj. Kjo ndeshje është realizuar në një ambient në Duvbai ku ka patur një pjesëmarrje shumë të madhe të shqiptarëve mes tyre edhe personazhe të tilla që jetojnë atje. Në atë aktivitet janë përplasur shqiptar që kanë pasur probleme të mbartura. Bëhet fjalë për një personazh i cili është pjesë e grupeve të kryeqytetit i cili më parë ka pasur njohje me Plarent Dervishin dhe me Julian Meçen dhe më pas kanë pasur një konflikt me një pjesëtar tjetër të grupit. Mesa duket aty ka pasur përplasje fizike. Autoritetet e Dubait kanë arritur ta konfirmojnë këtë se ndaj këtij qytetari, i cili më pas ka shkjuar e ka bërë kallëzim. Për shkak të këtij kallëzimi policia e Dubait ka bërë verifikimin me kamerat e sigurisë dhe ka rezultuar se denoncimi ka qenë i saktë. Ata kanë shkuar në vilën ku qëndronte Plaurent Dervishi dhe në fillim i kanë thënë që po e marrin që të mos ketë një goditje ndaj tij, gjithashtu i kanë bërë të qartë se ai ka shkelur rregullat e për këtë arsye ai do të riatdhesohej. Pra ai nuk ka ardhur me masë ekstradimi, ai dhe Julian Meçaj kanë ardhur se kanë shkelur rregullat e qëndrimit në Dubai. Të dy kanë qenë me leje qëndrimi të rregullt në Dubai”,-tha Hoxha në Euronews.


