AUSTRI– Një sulm i rëndë ka ndodhur në Austri. Dy persona u sulmuan me thikë të shtunën në rrugë në qytetin Linz, në Austri.
Nga të dy personat që u sulmuan, njëri prej tyre humbi jetën, ndërsa tjetri po trajtohet në spital në gjendje të rëndë. Bazuar në atë që raportojnë autoritetet, personi i dyshuar si autor i sulmit u arrestua menjëherë pas ngjarjes.
Policia u kufizua duke deklaruar se më shumë informacione rreth rrethanave të ngjarjes, viktimave dhe të dyshuarit do të bëhen publike në një moment të mëvonshëm.
Një zëdhënës i policisë austriake tha se hetuesit nuk kanë përjashtuar asnjë pistë në lidhje me incidentin. Ndërkohë, gazeta Kronen Zeitung raportoi se i dyshuari thuhet se ka bërtitur slogane kundër myslimanëve gjatë incidentit. Një dëshmitar okular ka deklaruar se e pa atë të qëndronte për pak kohë në mes të rrugës duke penguar qarkullimin./Radar.al


