Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia”/ Me çantën plot me dokumente, Kryemadhi paraqitet në GJKKO

    Falsifikuan dokumente dhe tjetërsuan prona, ekzekutohen 14 masa sigurie në Dibër

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    “Maduro, në një qeli ‘vetëvrasëse’”/ Media spanjolle tregon jetën e tij në burg: Bërtet si i çmendur natën, unë jam Presidenti

    March 12, 2026

    SHBA– Ish-presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, po mbahet në izolim në një burg federal në Bruklin të Nju Jorkut, pasi u arrestua më 3 janar gjatë një operacioni amerikan dhe u transferua në Shtetet e Bashkuara bashkë me bashkëshorten e tij, Cilia Flores.

    Bazuar në raportin e gazetës spanjolle ABC, Maduro ndodhet në një qeli izolimi me përmasa rreth 2 me 3 metra, ku ka vetëm një krevat metalik, një tualet, një lavaman dhe një dritare të ngushtë nga e cila hyn shumë pak dritë natyrale.

    Ai është vendosur në Njësinë Speciale të Strehimit, e njohur si SHU, e cila përdoret zakonisht për izolim disiplinor, për parandalimin e vetëvrasjeve ose për të mbajtur të burgosur që konsiderohen veçanërisht të rrezikshëm ose të cenueshëm. Në praktikë, sipas raportit, kjo nënkupton një izolim pothuajse të plotë. Të burgosurve u lejohet të dalin nga qelia vetëm tri herë në javë për rreth një orë, të shoqëruar nga dy roje dhe me pranga në duar. Gjatë kësaj kohe ata mund të bëjnë dush, të përdorin telefonin, të kontrollojnë email-in nën mbikëqyrje ose të dalin në një oborr të vogël të rrethuar me gardh.

    Sipas burimeve të cituara nga gazeta, gjatë natës në burg dëgjohen shpesh thirrjet e Maduros. Ai raportohet të ketë bërtitur: “Unë jam presidenti i Venezuelës! Thuajini vendit tim se më kanë rrëmbyer dhe se po na keqtrajtojnë këtu”. Qendra Metropolitane e Paraburgimit në Bruklin strehon të pandehur që presin gjyqin ose vendimin përfundimtar dhe ka mbajtur më parë disa të burgosur me profil të lartë, mes tyre figura të njohura nga politika dhe bota e shoëbiz-it.

    Sipas burimeve, izolimi i zgjatur i Maduros lidhet me masa të forta sigurie, pasi ai konsiderohet një nga të burgosurit me profilin më të lartë që ka kaluar ndonjëherë në këtë institucion. Burgu federal në Bruklin ka qenë shpesh objekt kritikash për kushtet e vështira, përfshirë mungesë stafi, probleme me ngrohjen në dimër dhe shërbime të kufizuara mjekësore./Radar.al

    Ish-presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia”/ Me çantën plot me dokumente, Kryemadhi paraqitet në GJKKO

    June 18, 2026

    Falsifikuan dokumente dhe tjetërsuan prona, ekzekutohen 14 masa sigurie në Dibër

    June 18, 2026

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    June 18, 2026

    Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.