Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin “Shëngjin-Lezhë”, ku humbi jetën drejtuesi i automjetit.
Sipas burimeve mësohet se rreth orës 04:00, në aksin rrugor “Shëngjin-Lezhë”, shtetasi Gj. V., 30 vjeç, dyshohet se makina devijoi nga rruga dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës.
Nga përplasja ka humbur jetën 30-vjeçari dhe ka mbetur i dëmtuar pasagjeri, shtetasi A. V., i cili u transportua në Spitalin e Traumës e mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shëngjin/Informacion paraprak
Rreth orës 04:00, në aksin rrugor “Shëngjin-Lezhë”, shtetasi Gj. V., 30 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës.
Nga përplasja ka humbur jetën 30-vjeçari dhe është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, shtetasi A. V., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


