Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Modeli i “kampeve si në Shqipëri”, por me kushte! Eksperti i Gjykates Evropiane te Drejtesisë i jep të drejtë Melonit

    Armando Brojës mund t’i duhet ta nisë nga e para, te Bërlni janë gati për vendimin drastik

    Këmbimi valutor për ditën e sotme, 24 Prill 2026

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Milano vishet sërish kuqezi! Interi ka harruar si fitohet derbi, Alegri i falet Estupinianit

    March 9, 2026
    Milano vishet sërish kuqezi! Interi ka harruar si fitohet derbi, Alegri i falet Estupinianit

    Gara për titullin në Serinë A mbetet e hapur pasi Milan kompletoi një dopietë në “Derby della Madonnina” për herë të parë që nga sezoni 2010/11, duke fituar 1-0 ndaj Interit, që  pësoi humbjen e parë në kampionat që nga ndeshja e nëntorit mes dy rivalëve. Fitorja e fundit e Interit në derbi daton në prill 2024, dhe seria prej shtatë ndeshjesh pa fitore në përballjet direkte dukej se do të zgjatet edhe më tej…

    Kuqezinjtë e Alegrit iu falën golit të Estupinian në minutën e 35-të, teksa në fundin e sfidës, nuk munguan as polemikat, për një penallti të pretenduar nga zikaltrit e Kristian Kivu.

    FT MILAN-INTER 1-0

    Estupinian 35′

    KOMENTI LIVE:

    Mbyllet sfida! 

    90+4′ Interi kërkon penallti për prekje me dorë të topit brenda zonës, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt (VIDEO) 

    90+3′ Interi gjen rrugën e rrjetës, por goli nuk vlen, pasi gjyqtari kishte fishkëllyer më herët, për parregullsi në zonë. (VIDEO) 

    90′ Akordohen 5 minuta shtesë!

    89′ Ndëshkohet edhe Modriç me karton të verdhë.

    83′ Zëvendësim te Milani, largohet Pulishiç, vendin e tij e merr Nkunku.

    81′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Rabio.

    80′ Kivu bën edhe lëvizjen e fundit, Bisek i le vendin Diofit.

    73′ Dy zëvendësime edhe te Milani, Leao dhe Fofana largon nga fusha, Fulkryg dhe Riçi në lojë.

    69′ Ndëshkohet edhe Dumfris me karton të verdhë.

    68′ Largohet nga fusha edhe Barela, vendin e tij e merr Fratezi.

    68′ Zëvendësim i detyruar te Interi, largohet Bastoni i dëmtuar, në fushë Karlos Augusto.

    65′ Bastoni është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë.

    59′ Kivu kryen dy zëvendësime largohen Mkhitarjan dhe Luis Henrike, në fushë, Suçiç dhe Dumfris.

    57′ Milani kërkon ta “vrasë” sfidën me kundërsulme, tentativa e Leao shkon jashtë kuadratit (VIDEO) 

    54′ Tjetër shans i artë i shpërdoruar nga Interi, kësaj here ishte Dimarko që nuk shënoi në afërsi të pikës së penalltisë. (VIDEO) 

    49′ Kundërsulm i frikshëm i Milanit me Leaon, por gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit. (VIDEO) 

    46′ Starton pjesa e dytë.

    Mbyllet pjesa e parë! 

    45+3′ Barela provon nga distanca, tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO) 

    45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

    39′ Tjetër mundësi shënimi për Milanin, me Salemakers, por topi shkon jashtë kuadratit. (VIDEO) 

    35′ GOOOL MILAN 1-0/ Zhbllokohet derbi, Estupinian mposht portierin Zomer. Në festë kuqezinjtë. (VIDEO) 

    34′ E pabesueshme çfarë shpërdoron armeni Mkhitarjan. Nuk iu besojnë syve zikaltrit. (VIDEO)

    25′ Minuta të qeta, ende asnjë gjuajtje në portat respektive.

    12′ Interi provon të marrë “frenat” e lojës, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e Milanit.

    3′ Gafë e Jan Zomer, për pak sa nuk i dhuron avantazhin kuqezinjve. Tentativa e Modriç shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO) 

    1′ Starton supersfida në “San Siro”.

    FORMACIONET ZYRTARE

    MILAN (3-5-2): Menja; Tomori, De Uinter, Pavloviç; Salemakers, Fofana, Modriç, Rabio, Estupinan; Pulishiç, Leao
    Trajner: Masimiliano Alegri

    INTER (3-5-2): Zomer; Bisek, Akanzhi, Bastoni; Luis Henrike, Barela, Zielinski, Mkhitarjan, Dimarko; Boni, Espozito.
    Trajner: Kristian Kivu./PANORAMASPORT

    Alegri i falet Estupinianit milano
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Modeli i “kampeve si në Shqipëri”, por me kushte! Eksperti i Gjykates Evropiane te Drejtesisë i jep të drejtë Melonit

    April 24, 2026

    Armando Brojës mund t’i duhet ta nisë nga e para, te Bërlni janë gati për vendimin drastik

    April 24, 2026

    Këmbimi valutor për ditën e sotme, 24 Prill 2026

    April 24, 2026

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 24 Prill 2026

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.