Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, yjet e Kombëtares shqiptare bëhen bashkë në dasmën e tij

    “Më argëton kreativiteti i memeve”, Rama ironizon pankartat: Të preferuarat janë shumë të nxehta, s’i postoj dot

    “Zonat e mbrojtura nuk janë zona ushtarake”, Zamir Dedej tregon si mund të zhvillohet Zvërneci

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Rajon

    Maqedonia e Veriut: 26 gra të vr*ra në pesë vjet

    March 8, 2026

    26 gra janë vrarë në Maqedoninë e Veriut nga viti 2021 deri në vitin 2025. Për shkak të mungesës së një rregullimi ligjor për një kohë të gjatë, nuk dihet sa prej tyre janë viktima të femicidit.

    “Ose e imja, ose e vdekur”, ishte vetëm një nga dhjetëra mesazhet kërcënuese që 31-vjeçarja Rosica Koçeva kishte marrë pak ditë para se ish-partneri i saj, Ilija Stefanovski, ta vriste atë bashkë me babain e saj pranë shtëpisë së tyre në Veles. Ky është rasti më i fundit i femicidit në Maqedoninë e Veriut, i dokumentuar edhe nga policia.

    Rosica i kishte denoncuar disa herë dhunën dhe kërcënimet e vazhdueshme të ish-partnerit, jo vetëm ndaj saj, por edhe ndaj prindërve dhe shoqeve të saj, por rasti i saj asnjëherë nuk ishte marrë seriozisht nga institucionet.

    Para kryerjes së aktit, vrasësi Ilija Stefanovski u ndëshkua vetëm me dënim me kusht dhe masë ndalese për t’iu afruar, të cilën nuk e kishte respektuar. Pas vrasjes së dyfishtë, ai vrau edhe veten.

    Ky mbetet një prej shumë rasteve që ngrenë pikëpyetje mbi reagimin institucional ndaj thirrjeve të grave për ndihmë.

    Për pesë vjet, 26 gra të vrara

    Rosica është vetëm një prej gjithsej 6 grave të vrara në Maqedoni gjatë vitit 2025. Pesë gra u vranë në vitin 2024. Dy prej tyre kishin bërë paraprakisht denoncim për dhunë në familje.

    Viti 2023 ka qenë më i rëndi sa i përket vrasjes së grave, me gjithsej 9 viktima. Tri prej rasteve lidhen me dhunën në familje. Në renditjen e Eurostatit për vitin 2023, Maqedonia e Veriut ishte ndër shtetet me shkallën më të lartë të femicideve në Evropë, me 6 femicide për një milion banorë, dhe renditej e treta pas Lituanisë dhe Letonisë. Në vitin 2022 u vranë dy gra, ndërsa në vitin 2021 u regjistruan katër raste të vrasjes së grave.

    Maqedonia ndër shtetet e para në rajon që e njeh femicidin ligjërisht

    Vrasja e një gruaje nuk nënkupton domosdoshmërisht femicid. Që një rast të kualifikohet si i tillë, është e nevojshme të vërtetohet se vrasja lidhet me gjininë, përkatësisht se gruaja është vrarë për shkak të të qenit grua.

    Përkundër faktit që termi “femicid” nuk përdoret në Kodin Penal, në vitin 2023 neni 123 u plotësua me paragrafin 2-a, me të cilin u sanksionua vrasja e një gruaje ose vajze deri në moshën 18 vjeçe “si pasojë e dhunës me bazë gjinore”.

    Për shkak se kjo nuk ka qenë e rregulluar, nuk dihet saktësisht sa prej vrasjeve të grave kualifikohen si femicid. Aktualisht Rrjeti Kombëtar Kundër Dhunës në Familje po analizon të gjitha gjykimet dhe vendimet që lidhen me vrasjen e grave nga viti 2014 deri në vitin 2023 dhe pritet të publikojë një raport që do të ofrojë një pasqyrë më të qartë mbi natyrën e këtyre rasteve.

    Për DW përfaqësues të kkësaj organizate thanë se gjatë viteve të lartpërmendura në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 40 tentativa për vrasjen e grave, ndërsa 75 gra janë vrarë.

    Maqedonia dështon në parandalimin e rasteve të femicidit

    Marta Gusar, avokate e cila ka përfaqësuar shpesh gra, viktima të dhunës në familje, thekson se problemi mbetet parandalimi.

    “Problemi kyç në shtetin tonë është se femicidi nuk parandalohet. Kur ndodh femicidi, tashmë është tepër vonë. Konventa e Stambollit është dokumenti nga i cili buron parandalimi. Institucionet duhet ta njohin dhunën në bazë gjinore, ta kuptojnë femicidin dhe ta adresojnë problemin në mënyrë sistematike,” thotë Gusar.

    Vrasja e grave mbetet shqetësuese

    “Statistikat tregojnë se numri i femicideve është i lartë, veçanërisht për një shtet me përmasa si i Maqedonia. Dhe pyetja nëse ky fenomen po trajtohet mjaftueshëm seriozisht në praktikë, për fat të keq, merr përgjigje negative pikërisht për shkak të këtyre shifrave,” thotë Gusar.

    “Mjafton të merrni vrasjen e Rosicës, kjo ngjarje tragjike tregoi edhe njëherë se problemi thelbësor qëndron në parandalimin e pamjaftueshëm dhe në moskuptimin e dhunës me bazë gjinore”, shton avokatja Gusar.

    Dhuna ka forma të ndryshme

    Sipas aktivisteve për të drejtat e grave është e domosdoshme që të gjithë profesionistët që trajtojnë raste të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje të trajnohen për të identifikuar të gjitha format e dhunës, përfshirë atë psikologjike, sociale dhe ekonomike, e jo vetëm dhunën fizike.

    Kjo pasi shpesh, në momentin kur gratë raportojnë dhunën, përballen me dekurajim në stacionet e policisë. Ka raste kur atyre u është thënë se nuk posedojnë mjaftueshëm dëshmi, madje edhe kur kallëzimet përmbanin elementet e veprës penale “rrezikim i sigurisë”.

    Kapacitete të pamjaftueshme në strehimore

    Një sfidë tjetvr janë  kapacitetet e strehimoreve për viktimat e dhunës, që në Maqedoni vazhdojnë të jenë të pamjaftueshme. Sipas të dhënave zyrtare numri i shtretërve arrin vetëm 37 për qind të kapacitetit që shteti duhet të sigurojë sipas numrit të banorëve. Nga gjithsej 67 shtretër në nivel vendi, 19 menaxhohen nga organizata joqeveritare./DW

    Gra te vrara Maqedoni e Veriut
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, yjet e Kombëtares shqiptare bëhen bashkë në dasmën e tij

    June 8, 2026

    “Më argëton kreativiteti i memeve”, Rama ironizon pankartat: Të preferuarat janë shumë të nxehta, s’i postoj dot

    June 8, 2026

    “Zonat e mbrojtura nuk janë zona ushtarake”, Zamir Dedej tregon si mund të zhvillohet Zvërneci

    June 8, 2026

    Rama i përgjigjet sërish protestave për Zvërnecin dhe Sazanin: Projekte që do të kthehen në krenari kombëtare

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.