Presidenti i Donald Trump publikoi një mesazh në platformën e tij Truth Social, duke paralajmëruar një ofensivë të fuqishme kundër Iranit.
Trump u referua deklaratave të mëparshme të presidentit iranian, duke thënë se Irani “ka kërkuar falje dhe është dorëzuar ndaj fqinjëve të tij në Lindjen e Mesme, duke premtuar se nuk do të qëllojë më ndaj tyre”. Ai shtoi se ky premtim është bërë vetëm për shkak të “sulmit të pamëshirshëm të SHBA-së dhe Izraelit”.
Megjithatë, sulmet iraniane ndaj fqinjëve nuk kanë pushuar plotësisht, me incidente të fundit, si sulmi me dron pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Dubai International Airport, dhe kapjen e një rakete nga autoritetet e Katarit.
Trump paralajmëroi më tej: “Sot Irani do të goditet shumë rëndë!” Ai theksoi se ushtria po shqyrton objektiva të reja, duke përfshirë zona dhe grupe njerëzish që nuk ishin marrë më parë në konsideratë për shënjestër, duke paralajmëruar një “shkatërrim të plotë dhe vdekje të sigurt”.


