Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe më shumë se dhjetë të tjerë janë plagosur pas disa tornadove që goditën shtetin verior të Michigan në Shtetet e Bashkuara, raportojnë autoritetet dhe mediat lokale.
Një person ndërroi jetë në Qarku Cass, në skajin jugperëndimor të Michiganit, ndërsa disa të tjerë pësuan lëndime, bëri të ditur sherifi lokal. Një tjetër tornado që preku zonën pranë Union City shkaktoi tre viktima dhe plagosi 12 persona, sipas raportimeve të televizionit lokal WTVB.
Stuhitë e forta shkaktuan dëme të mëdha materiale, duke shkatërruar banesa dhe duke rrëzuar linja energjie në disa zona. Autoritetet lokale kanë paralajmëruar banorët për rreziqet dhe po vijojnë evakuimet dhe operacionet e shpëtimit.




