Një aksident ka ndodhur këtë enjte në aksin Morinë-Kukës, pranë fshatit Perbreg, ku një automjet ka dalë nga rruga, është përplasur me murin mbajtës të autostradës dhe ka përfunduar në kanal.
Drejtuesi i mjetit, Besart Cecelia, 48-vjeç, trajner futbolli, ka shpëtuar pa lëndime. Ai tha se momenti i aksidentit ndodhi pasi ishte i lodhur dhe i ka zënë gjumi, duke humbur kontrollin e automjetit.
“Kam lindur për së dyti,” u shpreh ai, duke falënderuar fatin që e shpëtoi. Policia dhe ambulanca ndërhynë menjëherë për ndihmën e parë.
Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


