MEMALIAJ– Një i moshuar është gjetur i pajetë nga kalimtarët e rastit. Mësohet se pasi kalimtarët kanë gjetur trupin e pajetë të 70-vjeçarit Faik H., kanë njoftuar policinë, ndërsa është identifikuar se viktima është banor i fshatit Zhapokike2.
Tashmë policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e vdekjes së 70-vjeçarit. Nëse ka ndërruar jetë si pasojë e ndonjë aksidenti, nga shkaqe natyrale apo është vrarë.
Sipas burimeve nga vendngjarja, bëhet e ditur se viktima kishte pak ditë që kishte humbur kontaktet me familjen.


