Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nufi: Aksi Milot–Balldren, një korridor zhvillimi për Veriun e Shqipërisë

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Dhe telashet s’kanë të sosur për SelfCare dhe bizneset! Platforma sërish me probleme

    March 4, 2026

    Fillimi i 2026-s ishte stresues për ekonomistët, që u përballën me mosfunksionimin e “SelfCare”, platformës, nëpërmjet së cilës bizneset kryejnë veprimet administrative online, e cila sërish menaxhohet përmes e-Albania.

    Për ditë të tëra platforma, të cilët bizneset e përdorin për rakordimet e faturave, fiskalizimin e faturave të importit, lëshimin e faturave (për të vetëpunësuarit) e shërbime të tjera, ishte tërësisht jashtë funksioni.

    Rakordimi i faturave pengoi bizneset si në deklarimin e inventarëve ashtu dhe në punën për mbylljen e bilanceve të vitit 2025, përveç kohës që ata shpenzuan edhe fundjavave për të kapur momentin kur SelfCare punonte. Edhe kur sistemi u rikthye në punë në fund të janarit, sërish kishte probleme aksesimi dhe në gjysmën e parë të shkurtit. Ndërsa javët e fundit sistemi ka qenë funksional, në kuptimin që është e mundur të hysh në të, bizneset raportojnë se ai sërish po shfaq probleme në shërbimet e ofruara.

    “Për muajin shkurt 2026 ka dublikime të faturave në platformen self-care”, thotë ekonomisti i një shkolle private. Një tjetër shton se përveç dublikimit të faturave ka dhe probleme me mungesën e tyre, apo ka raste që fatura është bërë për marsin dhe del për shkurtin.

    Ekonomistët raportojnë se ata kanë bërë kërkesë për saktësim, por ende nuk janë reflektuar.

    Një ekonomiste thotë se ndonëse fatura i del në sistem, është e pamundur që ajo të shkarkohet.

    “Nuk më dalin fare e-envoice dhe mi kërkojnë klientët për ti paguar; nuk iu dalin as atyre faturat e mia në soft”, ankohet një tjetër.

    Ekonomistëve, – që krahas stresit të platformës që ka probleme, u duhet të përballen dhe me presionin e bizneseve, që u kërkojnë llogari për një gjë që ata nuk e kanë në dorë- nuk u mbetet veçse të luten çdo ditë, që SelfCare të punojë/Monitor

    Bizneset SelfCare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nufi: Aksi Milot–Balldren, një korridor zhvillimi për Veriun e Shqipërisë

    June 6, 2026

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    June 6, 2026

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    June 6, 2026

    Lufta me Iranin po shkakton një krizë të re

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.