Elson Reçi është vënë në pranga në Dubai e tani pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.
Arrestimi i Reçit është kryer me qëllim ekstradimin e tij për t’u përballur me akuzat në vendlindje.
Reçi kërkohet nga autoritetet shqiptare si organizator i vrasjes së Preng Gjinit, një krim që është konsideruar si hakmarrje për vrasjen e xhaxhait të tij, Kastriot Reçi.
Autoritetet në Dubai kanë bashkëpunuar me autoritetet shqiptare për të realizuar ekstradimin e tij.


