Kryeministri Edi Rama ka kryer një ristrukturim të gjerë në kabinetin qeveritar, duke bërë disa emërime të reja në poste kyçe. Albana Koçiu merr detyrën e zëvendëskryeministres.
Në ndryshimet e fundit, Ferit Hoxha merr postin e Ministrit të Punëve të Jashtme, pas shërbimit si ambasador i Shqipërisë në OKB;
Besfort Lamallari largohet nga Ministria e Drejtësisë dhe emërohet Ministër i Brendshëm;
Toni Gogu merr drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë;
Erjona Ismaili emërohet Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin;
Enea Karakaçi merr postin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ermal Nufi, merr detyrën e Ministrit të Mbrojtjes në vend të Pirro Vengut.
Këto ndryshime vijnë pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS dhe synojnë përforcimin e ekzekutivit dhe rifreskimin e tij.


