TIRANË– Në një kohë që ende s’është bërë një javë nga nisja e muajit të Ramazanit, i ftuar në Media Radar ka qenë Imami Leonard Çela.
Ai ka folur për muajin e Ramazanit, rregullat dhe gjithçka tjetër që lidhet me të si edhe opsionet e kompensimit për personat që nuk munden të agjërojnë.
“Në kuran është e qartësuar qartë se njerëzit që nuk kanë mundësi të agjërojnë për shkak të këtyre arsyeve mundet që të paguajnë një përqindje që quhet një dëmshpërblim për ditët e agjërimit dhe kjo është akoma një dimension shumë i bukur që sjell muaji i Ramazanit qoftë shpirtëror dhe social. Një person që ska mundësi të agjërojë për shkak të pengesave që ka, i jepet mundësia që me një vlerë monetare prej 400 lekësh të reja për çdo ditë apo 120 mijë lekë të vjetra në muaj, ai të gjejë një familje të vafër dhe të shkojë t’iu japi atyre në formë kompensimi për të gjithë muajin e Ramazanit. Kjo zakonisht ndodh nga moshat e thyera, pasi ato kanë pengesa për të agjëruar të gjithë muajin.”-tha imami./Radar.al


