Kristi Lamaj, ish-banori i Big Brother VIP, ka folur hapur për eksperiencën e tij në reality show, duke e cilësuar atë si një nga përvojat më të forta dhe më formuese në jetën e tij.
Ai u shpreh se gjithçka që kishte menduar për jetën brenda dhe jashtë shtëpisë rezultoi thuajse njësoj, por ndryshimi më i madh ndodhi tek vetja e tij. “Çdo gjë që e kisha menduar brenda edhe jashtë ishte njësoj. I vetmi ndryshim që gjeta kur dola jashtë ishte Kristi. Kristi kishte ndryshuar totalisht. Një dashuri e pafund… mbushesha gati në të qarë. Kur shikoja atë dashuri ishte komplet ndryshe”, tha ai.
Sipas tij, eksperienca në BBV e ka ndihmuar të rritet si njeri, ta njohë më mirë veten dhe të mësojë të mbajë nën kontroll emocionet dhe situatat. “Është një nga eksperiencat më të bukura të jetës, të rrit, të përmbush, të mëson skutat… t’i kesh gjërat nën kontroll, të ndërton më shumë si njeri dhe të përgatit në jetë”, u shpreh Kristi.
Nga ana tjetër, ai tregoi edhe për reagimin e familjarëve pas përjashtimit nga shtëpia e BBV. “Hera e parë ishte pse, donin të dinin pse. Ka disa gjëra që merren me vete. Disa gjëra do t’i marr me vete. Kam takuar mamin dhe vëllain mbrëmë sapo nisi prime, kur erdhën në prime. Se nuk kisha as çelësa shtëpie asgjë, kam qëndruar tek shoqëria”, tha ish-banori.ka folur hapur për eksperiencën e tij në reality show, duke e cilësuar atë si një nga përvojat më të forta dhe më formuese në jetën e tij.
Ai u shpreh se gjithçka që kishte menduar për jetën brenda dhe jashtë shtëpisë rezultoi thuajse njësoj, por ndryshimi më i madh ndodhi tek vetja e tij. “Çdo gjë që e kisha menduar brenda edhe jashtë ishte njësoj. I vetmi ndryshim që gjeta kur dola jashtë ishte Kristi. Kristi kishte ndryshuar totalisht. Një dashuri e pafund… mbushesha gati në të qarë. Kur shikoja atë dashuri ishte komplet ndryshe”, tha ai.
Sipas tij, eksperienca në BBV e ka ndihmuar të rritet si njeri, ta njohë më mirë veten dhe të mësojë të mbajë nën kontroll emocionet dhe situatat. “Është një nga eksperiencat më të bukura të jetës, të rrit, të përmbush, të mëson skutat… t’i kesh gjërat nën kontroll, të ndërton më shumë si njeri dhe të përgatit në jetë”, u shpreh Kristi.
Nga ana tjetër, ai tregoi edhe për reagimin e familjarëve pas përjashtimit nga shtëpia e BBV. “Hera e parë ishte pse, donin të dinin pse. Ka disa gjëra që merren me vete. Disa gjëra do t’i marr me vete. Kam takuar mamin dhe vëllain mbrëmë sapo nisi prime, kur erdhën në prime. Se nuk kisha as çelësa shtëpie asgjë, kam qëndruar tek shoqëria”, tha ish-banori.


