FUSHË-KRUJË– Policia ka zhvilluar një operacion në Fushë-Krujë, ku ka zbuluar një arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni luftarak, si dhe lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Në kuadër të operacionit të koduar “Tracking” u shpall në kërkim një 49-vjeçar, i identifikuar me inicialet Y.Z. si poseduesi i tyre.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 24 kallëpe tritoli, 11 granata dore sulmuese, sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellës, 5 ndezës granatash, 74 kapsolla detonatore, 19 mbështjellje sferike C4, 11 kallëpë dinamiti.
Ndërkohë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe indentifkimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë./Radar.al


