Pas aludimeve që qarkullonin prej disa kohësh, aktori dhe këngëtari Bes Kallaku ka konfirmuar zyrtarisht lidhjen e tij të re. Pak javë pas përshëndetjes publike në koncert, ai publikoi në Instagram një foto me partneren e tij të re, Ejona.
Në imazh duket qartë një vajzë me flokë të gjatë bjonde, ndërsa Besi i dhuron një puthje, dhe postimin e shoqëron një zemër. Urime të shumta kanë mbërritur nga ndjekësit e tij.
Romanca e re nisi të përflitej kur aktori publikoi një foto të një tatuazhi misterioz në Instagram. Në koncert, Besi shpjegoi lidhjen e tatuazhit me partneren e tij:
“Jini falënderues Zotit në ditët tuaja më të mira dhe në ditët tuaja më të errëta. Gjatë gjithë jetës kam bërë për të qeshur publikun, por viteve të fundit më kishte humbur buzëqeshja. Dhe Zoti më solli dikë që më riktheu buzëqeshjen. Ejona, të dua!”.

Ky postim dhe dedikimi publik vërtetojnë nisjen e një kapitulli të ri në jetën personale të aktorit pas ndarjes nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj.


