Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Mynih për sulmin brutal ndaj gruas në sy të djalit

    February 17, 2026

    Një 34-vjeçar nga Kosova është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Landit të Mynihut për tentativë vrasjeje ndaj bashkëshortes së tij të ndarë. Ngjarja e rëndë ndodhi në prill 2025, në një shesh lojërash në Mynih, në prani të djalit të tyre.

    Sipas mediave gjermane, burri e sulmoi gruan me më shumë se 20 goditje me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda në disa organe jetike. Ajo arriti të mbijetojë falë një operacioni emergjent që zgjati pothuajse tetë orë.

    Gjyqtarja kryesuese, Elisabeth Ehrl, theksoi se nuk kishte asnjë arsye për zbutje të dënimit, pasi sulmi u vlerësua si i paramenduar dhe i motivuar nga motive të ulëta. Sipas gjykatës, pretendimi i të pandehurit se thika ishte përdorur vetëm për ta frikësuar viktimën u konsiderua i pabazë.

    Sulmi ndodhi pak para një seance të planifikuar divorci. Sipas hetimeve, motivi kryesor ishte mospranimi i ndarjes dhe zemërimi i tij për faktin se gruaja kishte denoncuar dhunë të përsëritur në familje.

    Gjykata vlerësoi gjithashtu rëndë faktin që djali i çiftit ishte i pranishëm gjatë sulmit, duke theksuar pasojat e rënda psikologjike që ngjarja mund të ketë për të miturin. Çifti kishte pasur konflikte të vazhdueshme për çështje pronësie dhe kujdestarie.

    Në përfundim të seancës, gjyqtarja Ehrl u bëri thirrje familjarëve të të dënuarit të tregojnë dhembshuri dhe t’i japin hapësirë viktimës për t’u rikuperuar, duke nënvizuar se akti i kryer kishte pasoja të thella jo vetëm për gruan, por edhe për fëmijën e tyre.

    Vendimi nuk është ende përfundimtar. Të dyja palët kanë afat një javë për të paraqitur ankesë në Gjykata Federale e Drejtësisë.

    burgim kosovari sulmin
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    April 29, 2026

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    April 29, 2026

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    April 29, 2026

    Ka*abis në xhep për të dënuarin, kapet në burgun e Fushë-Krujës gruaja

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.