KUKËS– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës ku dy të mitur, përkatësisht të moshës 15 dhe 16 vjeç janë konfliktuar me mjete rrethanore me njëri-tjetrin. Si pasojë, ka marrë dëmtime të lehta një i mitur 15-vjeç.
Kukës/ Informacion paraprak:
Në lagjen nr. 2, në qytetin e Kukësit, disa të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete rrethanore me njëri-tjetrin. Si pasojë, ka marrë dëmtime të lehta një i mitur 15-vjeçar. Shërbimet e Policisë kanë identifikuar 5 prej persona të mitur të dyshuar të përfshirë në konflikt, të cilët janë shoqëruar në Komisariat në prezencë të familjarëve dhe psikologes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes./Radar.al


