Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Gjermani: A do të rinumërohen votat e parlamentareve 2025?

    February 11, 2026

    Një vit pas zgjedhjeve për Bundestag-un, partia Bündnis Sahra Wagenknecht (BSW) i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar rinumërimin e votave. Nëse kjo parti ka sukses, nuk përjashtohen as zgjedhjet e reja.

    Partia BSW një vit pas zgjedhjeve parlamentare i është drejtuar Gjykatës Kushteuese, për të kërkuar të drejtën të hyjë në parlament. Më 18 shkurt kërkesa për rinumërimin e të gjitha votave do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese në Karlsruhe. Se kur dhe si do të vendosin gjyqtarët më të lartë gjermanë, kjo është e hapur. BSW në zgjedhjet për Bundestagun më 23 shkurt 2025, sipas rezultatit përfunditar zyrtar, dështoi në arritjen e pragut të përfaqësimit parlamentar me një kuotë votash prej 4,981 përqind. Në mbarë federatën mungojnë 9.529 vota. BSW konsideron, se ka pasur gabim në numërim. Partia është e mendimit, se në fakt ajo do të duhej të ishte e përfaqësuar në parlament me 35 deputetë.

    Zgjedhjet e reja nuk përjashtohen
    Nëse kjo vërtetohet, koalicioni aktual i Unionit të Kristiandemokratëve/Kristiansocialëve me Socialdemokratët nuk do të kishte më shumicën. E njëjta gjë do të ndodhte edhe nëse ankesa e BSW-së në Karlsruhe ka sukses dhe nëse rinumërimi i votave vërtetë do të rezultonte, që kjo parti ka fituar mbi 5 përqind. Në fund qeveria e drejtuar nga kancelari Friedrich Merzdo të mbetej pa maxhorancë. Merz-it do t‘i duhej edhe një partner i tretë koalicioni ose ai do të mund të vazhdonte të qeveriste me një kabinet të minorancës. Por as zgjedhjet e reja nuk përjashtohen si opcion në një rast të tillë.

    BSW sheh disa burime gabimesh

    Themeluesja e partisë Sahra Wagenknechte deklaroi këtë proces si një çështje parimore. I rëndësishëm është besimi tek demokracia, tha ajo në një konferencë shtypi në Berlin. Meqënëse rezultati është i ngushtë unikal dhe historik dhe mqs. ka “parregullësi të provueshme”, ka madje “shumë gjasë”, që BSW në realitet të ketë arritur më shumë se pesë përqind. Partia BSW pas zgjedhjeve ndërmori verifikimet e veta dhe konstatoi “anomali”. Kryetarja e partisë Amira Mohamed Ali shpjegoi, se ka tre lloj gabimesh në numërim: Votat e BSW i janë llogaritur gabimisht një partie tjetër – kryesisht partisë Bündnis Deutschland (Aleanca Gjermania) për shkak të ngjashmërisë së emrit. Po ashtu vota të vlefshme për BSW gjatë numërimit nuk janë parë, sepse partia në fletën e votimit kishte një pozicion të pafavorshëm dhe së treti vota të vlefshme për BSW janë vlerësuar si të pavlefshme. Në një llogari të vetën lidhur me këto parregullsi të mundshme partia arrin në konkluzionin se ka një “potencial votash për BSW të numëruara gabimisht”, fjala është për rreth 33.000 – pra shumë më tepër se 9.500 votat që mungojnë.

    BSW në kërkim të disa mijëra votave

    Bundestagu i verfikoi këto pretendime të BSW-së. Komisioni për verifikimin e zgjedhjeve në Bundestag vitin e kaluar hetoi për muaj të tërë dhe sipas të dhënave të veta ka studiuar më shumë se 1000 faqe material. Në fund në komision shumica e deputetëve e vlerësuan të paargumentuar ankesën – vetëm partia AfD e pranoi kërkesën. Plenumi i Bundestag-ut e refuzoi rinumërimin e votave. Wagenknecht i akuzoi partitë e tjera, se kanë votuar në këtë mënyrë nisur nga interesi i tyre. Verifikimi i zgjedhjeve ishte një teatër i turpshëm i përshtatshëm për një “republikë bananesh” i tha Wagenknecht agjencisë gjermane të lajmeve DPA. Sipas saj në Bundestag “në të vërtetë nuk u verifikua asgjë.”

    Ligji themeltar e përcakton procedurën

    Procesi, për të cilin fillimisht është përgjegjës Bundestagu është i përcaktuar në ligjin themeltar. Vetëm pas vendimit në parlament ankesa për verifikimin e rezultatit të zgjedhjeve mund t’i kalohet Gjykatës Kushtetuese. Gjyqtaret dhe gjyqtarët më të lartë të Gjermanisë verifikojnë, nëse është zbatuar si duhet ligji elektoral dhe nëse kjo është në përputhje me ligjin themeltar, nëse konstatohen gabime me pasoja ndaj ndarjes së mandateve në Bundestag, atëherë gjykata mund t’i shpallë zgjedhjet të pavlefshme. BSW fillimisht donte ta tejkalonte këtë etapë dhe iu drejtuar direkt Gjykatës Kushtetuese, por kërkesa dështoi. Në mars 2025 senati i dytë i rrezoi disa kërkesa të partisë si dhe të disa anëtarëve të partisë duke iu referuar procedurës së verifikimit të zgjedhjeve, që fillon në Bundestag.

    BSW besimplotë se ka të drejtë

    Dy përfaqësuesit ligjorë të BSW,së Uwe Lipinski und Christoph Degenhart, kanë besim, që procedura e tanishme do të jetë e suksesshme në favor të partisë. Lipinski madje tha, se gjykata mund të vendosë relativisht shpejt – ndoshta “për pak muaj” por sidoqoftë “brenda këtij viti”. Gjykata nuk ka reguar ndaj pyetjeve të medias lidhur me kuadrin kohor./DW

    Bundestag gjermani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    June 5, 2026

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    June 5, 2026

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    June 5, 2026

    BE vlerëson progresin e Shqipërisë: Pas Malit të Zi, vendi i radhës drejt anëtarësimit

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.