Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka lënë ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë dhe është rikthyer në banesën e tij, pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore.
Moisiu u shtrua me urgjencë rreth pesë ditë më parë, ndërsa pas trajtimit dhe kujdesit të specializuar mjekësor, gjendja e tij është stabilizuar dhe aktualisht raportohet e mirë.

QSUT ka publikuar gjithashtu një fotografi të ish-presidentit Moisiu së bashku me një nga mjeket, duke e shoqëruar me një mesazh falënderimi për besimin e treguar ndaj stafit mjekësor, si edhe urime për shëndet të plotë dhe jetë të gjatë.


