Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Turizmi në rritje, prilli sjell 19.7% më shumë vizitorë në Shqipëri

    Nga emigracioni në Himarë/ Historia e të riut nga Tropoja që këtë sezon punon si kamarier

    BE hap kanale komunikimi me Kremlinin, zhvillim pozitiv për negociata mbi luftën në Ukrainë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Deri kur Dodik do ta mohojë gjenocidin në Srebrenicë pa u ndëshkuar?

    February 9, 2026

    SARAJEVË- Vendimet e fundit gjyqësore në Bosnje e Hercegovinë, që lidhen me mohimin e gjenocidit në Srebrenicë dhe madhërimin e kriminelëve të luftës, u mirëpritën si një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të ligjit.

    Por, për shumë njohës të zhvillimeve politike dhe juridike në këtë vend, ato njëkohësisht ngritën edhe një pyetje thelbësore: pse drejtësia vepron ndaj individëve pa ndikim politik, ndërsa figurat e fuqishme vazhdojnë të mbeten të paprekura?

    Kjo temë ishte në qendër të debatit në emisionin Ura të Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, ku bashkëbiseduesit theksuan se, edhe pse mohimi i gjenocidit është kriminalizuar që nga viti 2021, zbatimi i ligjit mbetet selektiv dhe i vonuar.

    Gjykatat e Bosnje e Hercegovinës dënuan së voni Miodrag Malliqin dhe Vojin Pavlloviqin për madhërimin e kriminelëve të luftës dhe mohimin e gjenocidit në Srebrenicë.

    Këto ishin rastet e para të dënimeve prej se në Kodin Penal të këtij vendi, në vitin 2021, u përfshi ndalimi i mohimit të gjenocidit dhe krimeve të vërtetuara nga gjykatat ndërkombëtare.

    Vehid Shehiq, kryetar i Forumit të Qytetarëve të Tuzllës, vlerëson se këto vendime nuk janë befasuese, por të vonuara.

    Sipas tij, ligji ekziston prej vitesh, por institucionet kanë hezituar ta zbatojnë atë në praktikë.

    “Ne jetojmë në një kohë kur kriminelët e luftës janë bërë praktikisht heronj kombëtarë. Dhe, nuk është krijuar mjedisi për t’u përballur vërtet me atë që ka ndodhur gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë”, thotë Shehiq.

    Ai shton se drejtësia në Bosnje e Hercegovinë shpesh reagon vetëm nën presionin publik, duke krijuar përshtypjen se ligji nuk është prioritet, por instrument i rastësishëm.

    Që nga miratimi i ndryshimeve në Kodin Penal u paraqitën mbi njëqind ankesa për mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e kriminelëve të luftës, por vetëm së fundmi u shqiptuan dënimet e para.

    Branko Todoroviq, drejtor ekzekutiv i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Bosnje e Hercegovinë, thotë se me këto vendime, drejtësia tregoi se “mund të reagojë kur të dëshirojë”.

    “Megjithatë, ato nuk e ndryshojnë faktin se elitat politike në Bosnje e Hercegovinë kanë pasur një konsensus për mbrojtjen e kriminelëve të luftës dhe trupave të tyre për gati 30 vjet”, thotë ai.

    “… ndaj, më duket se vendimet e lartpërmendura janë një shenjë e një zgjimi të vonuar dhe selektiv të gjyqësorit. Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë ndryshim thelbësor”, shton Todoroviq.

    Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, e ka mohuar gjenocidin në Srebrenicë dhjetëra herë publikisht – përfshirë edhe pas hyrjes në fuqi të ligjit përkatës – sipas të dhënave të organizatave monitoruese.

    Por, kundër tij nuk është ngritur ndonjë aktakuzë.

    Todoroviq thotë se kjo situatë tregon qartë mungesën e barazisë para ligjit.

    “Për vite me radhë, institucionet gjyqësore në Bosnjë e Hercegovinë kanë dërguar mesazhin se politikanët janë mbi ligjin. Ligjet ekzistojnë vetëm për qytetarët e zakonshëm, e jo për udhëheqësit politikë që lavdërojnë kriminelët e luftës, mohojnë gjenocidin, janë të përfshirë në korrupsion dhe krim…”, sipas tij.

    Një nga arsyet kryesore përse shumë kallëzime penale për mohim të gjenocidit hidhen poshtë, lidhet me interpretimin e qëllimit.

    Prokuroria shpesh argumenton se nuk ka prova se deklaratat janë bërë me synim për të nxitur urrejtje ose dhunë.

    Shehiq e konsideron këtë qasje të gabuar.

    “Mohimi i gjenocidit është vepër penale në vetvete. Nuk është e nevojshme të provohet se dikush ka dashur të nxisë dhunë. Vetë mohimi është fyerje për viktimat”, thotë ai, duke shtuar se Prokuroria, qartazi, “është një institucion i robëruar që nuk lejohet të reagojë”.

    Sipas tij, dënimet e fundit janë dhënë për dy persona të panjohur për publikun, ndërkohë që politikanët e nivelit të lartë vazhdojnë t’i madhërojnë kriminelët e luftës dhe ta mohojnë gjenocidin, pa u ndëshkuar fare.

    “Nëse institucionet gjyqësore dhe prokuroriale nuk tregojnë pavarësi, paanshmëri dhe profesionalizëm në punën e tyre, nuk mund të ketë ndjekje efektive të atyre që i madhërojnë kriminelët e luftës dhe mohojnë gjenocidin në Srebrenicë”, thotë Shehiq.

    Todoroviq thekson se problemi nuk lidhet vetëm me Prokurorinë, por edhe me qëndrimin e përgjithshëm të shoqërisë së Bosnje e Hercegovinës ndaj krimeve të luftës.

    Sipas tij, nuk ka asnjë tregues se ky qëndrim ka ndryshuar gjatë katër apo pesë vjetëve të fundit – përkundrazi, “shoqëria ka mbetur në të njëjtat pozicione ku ndodhej edhe 15 apo 20 vjet më parë”.

    Në këtë kontekst, ai vlerëson se dënimet e fundit janë më shumë përjashtim sesa rregull, ndërsa Bosnje e Hercegovina mbetet ende larg ndërtimit të një sistemi prokurorial të pavarur që vepron në përputhje me ligjin, pa u ndikuar nga presionet politike.

    “Me qëndrimin tonë aktual ndaj krimeve të luftës, po u lëmë një barrë të madhe brezave të rinj. Dhe, kjo trashëgimi është e tmerrshme, sepse krimet e luftës jo vetëm që nuk ndiqen penalisht, por edhe madhërohen, dhe autorët e tyre shpesh shpallen heronj kombëtarë”, përfundon Todoroviq./REL

    Dodik Srebrenicë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Turizmi në rritje, prilli sjell 19.7% më shumë vizitorë në Shqipëri

    June 17, 2026

    Nga emigracioni në Himarë/ Historia e të riut nga Tropoja që këtë sezon punon si kamarier

    June 17, 2026

    BE hap kanale komunikimi me Kremlinin, zhvillim pozitiv për negociata mbi luftën në Ukrainë

    June 17, 2026

    Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, po transportoheshin drejt Italisë

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.