Një tërmet me magnitudë 3.7 ballë u regjistrua pak minuta më parë në qytetin e Korçës. Sipas të dhënave sizmologjike, epiqendra e lëkundjeve ishte në Greqi, pranë zonës së Kosturit.
Banorët raportuan se lëkundjet ishin të ndjeshme, por deri tani nuk ka informacion për dëme materiale apo të lënduar. Autoritetet sizmologjike po vijojnë monitorimin e situatës.


